Lista e aktiviteteve

26.09.2024: "Çdo frymëmarrje vlen"

Njoftim për zhvillim aktiviteti

Në zbatim të VKM nr. 440, datë 17.05.2017 “Për përcaktimin e standardeve, të kritereve dhe procedurave të akreditimit të ofruesve të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”, ju informojmë sa më poshtë lidhur me aktivitetin e edukimit në vazhdim akredituar nga Qendra e Zhvillimit Profesional me temë:

“Çdo frymëmarrje vlen”

Aktiviteti i ofruar nga Shërbimi i Pediatrisë Infektive, Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë, do të mbahet më 26 Shtator 2024, në sallë, pranë Hotel Plaza, Tiranë, deri në 100 pjesëmarrës, përafërsisht me 3.5 orë efektive, me kredite të miratuara 3.5.

Aktiviteti ofrohet për specialitete si pneumologë, alergologë, pediatër, mjekë familje dhe farmacistë.

Person kontakti: Gjeorgjina Kuli Lito

E-mail:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Nr. Tel: 0692630662

Përsa më lart, gjeni bashkëlidhur programin e aktivitetit:

PROGRAMI

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit