Organizimi i aktiviteteve

Organizimi i aktiviteteve të EV

Nëse ju si mjeke,farmaciste e stomatologe të angazhuar në strukturat mësimdhënëse të Fakultetit te Mjekësisë  jeni të interesuar të hartoni dhe ofroni aktivitete të EV,  ju lutem na kontaktoni në mënyrë që të diskutojmë mundësinë e përfshirjes të këtij aktivititeti në planin e programeve për EV të Fakultetit.

Programet e EV duhet të jenë të bazuara në nevojat e identifikuara si prioritare nga profesionistët e shëndetësisë dhe autoritetet drejtuese shëndetësore dhe të përmbushin standartet e mësimdhënies efektive dhe bashkëkohore si dhe standartet e akreditimit nga QKEV.

Njësia e EV është gatshme të bashkëpunojë me ju në hapat kryesore të hartimit të programeve, në përgatitjen e dosjes së aplikimit për akreditim në QKEV si dhe në aspekte të tjera të organizimit të aktivitetit.

Hapat e hartimit të programeve të Edukimit në Vazhdim

  • Vlerësimi i nevojave për edukimin në vazhdim
    Së shpejti
  • Hartimi i qëllimit dhe objektivave të mësimdhënies
    Së shpejti
  • Zgjedhja e formatit dhe metodave të përshtatshme të mësimdhënies
    Së shpejti
  • Vlerësimi i aktivitetit të Edukimit në Vazhdim
    Së shpejti

Kritere dhe proçedura për akreditimin e një aktiviteti të EV

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit