Qëllimi dhe Objektivat

Qëllimi dhe Objektivat

Qëllimi
Në përputhje me misionin e Fakultetit te Mjekesise  qëllimi njësisë së edukimit në vazhdim do të jetë ofrimi i aktiviteteve të edukimit në vazhdim sipas parimeve të edukimit mjeksor bashkëkohor dhe standarteve dhe kritereve të përcaktuara në dokumentin rregullator të akreditimit duke u bazuar në nevojat e mjekëve, farmacistëve dhe stomatologëve me qëllim përmirësimin e praktikave të përditshme mjeksore të ketyre profesionistëve në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar.

Objektivat
I. Promovim i edukimit në vazhdim (EV)
  • Promovim i EV dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës për personelin e FM/QSUT si dhe i politikës së ricertifikimit të profesionistëve të shëndetësisë
II. Trajnimi në lidhje me edukimin në vazhdim
  • Mbështetje për njësitë e FM me qëllim krijimin e ekspertizës për të ofruar aktivitete të EV (konsultim dhe trajnim mbi parimet e EV dhe metodat mësimdhënëse që rrisin cilësinë e programeve të EV; trajnim dhe suport i organizuesve të aktiviteteve të EV nga njësitë e FM)
  • Mbështetje për njësitë e FM në lidhje me procesin e akreditimit për programet e EV te ofruara prej tyre
  • Informim dhe trajnim mbi parimet dhe teknikat e edukimit e mësimdhënies mjekesore  në funksion të aktiviteteve të edukimit të vazhduar
III. Planifikimi dhe menaxhimi i aktiviteteve te EV për personelin e FM/QSUT
  • Mundësimi i procesit të vlerësimit të nevojave për EV të personelit mjekësor të FM/QSUT në bashkëpunim me njësitë e FM
  • Mbështetje në planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të EV për personelin mjekësor të FM/QSUT bazuar në procesin e vlerësimit të nevojave
  • Sigurim i cilësisë të programeve të EV sipas standarteve bashkëkohore të EV dhe standarteve të dokumentit rregullator te akreditimit

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit