Historiku
Historiku
ILM filloi punen me 67 studente (13 femra) me qellimin per te pergatitur Mjeke te Pergjithshem dhe ishte ne varesine e Ministrise te Shendetesise.
Drejtori i ILM ishte dr.Aleks Bozo dhe nen drejtor teknik Doc Aleksander Vasivjevic Anikim nje kuader me pervoje i shkolles te larte mjekesore ruse qe pati nje influence te madhe ne organizimin dhe kurrikulen e ILM.
Ligjerata e pare ne ILM ishte mbi lenden e kimise se pergjithshme dhe inorganike nga Pirro Goda. Ne vitin e pare ILM ishte i lokalizuar midis pavioneve te qendres spitalore dhe Shkolles Ushtarake dhe ne vitin e dyte te studimeve u zhvendos ne godinen e ish Laboratorit Bakteriologjik te Shtetit ku vazhdon te jete edhe sot administrata dhe dekanati.
Kurrikulumi i ILA u konceptua mbi pervojen ruse te arsimit te larte mjekesor duke perfshire dhe elemente thelbesore te politikes arsimore te diktatures te proletariatit ku theksohej formimi politik si terreni per formim profesional.
Formimi i pergjithshem bazohej ne 4 elemente kryesore:
- Formimi politiko-ideologjik
- Lendet e formimit te pergjithshem ( trekendeshi Biologji-Fizike-Kimi)
- Pergatitja fiziko- ushtarake (lendet e Per Mbrojtjen Ushtarake dhe te fizkultures)
- Pergatitja gjuhesore ( latinisht dhe rusisht, frengjisht apo anglisht)
- Etapa 1: Ndertimi dhe funksionimi i njeriut te shendetshem (viti I dhe II)
Lende ndertimore: anatomia dhe histologji-embriologji
Lende funksionale: fiziologji normale dhe biokimi
Keto disiplina ndertimore dhe funksionale jane lene te mirefillta bilogjike me objektiv Njeriun si qenie biologjike dhe shoqerore
Keto lende mbaheshin ne 2 vitet e para dhe ne fund studentet testoheshin me 4 provime shteti per lendet e mesiperme per te vleresuar pervetesimin e dijeve te fituara per njeriun e shendetshem - Etapa 2: Pergatitje per studimin dhe pervetesimin e lendeve mjekesore-klinike (viti III)
Perfshiheshin 5 lende baze qe kishin te benin me te semurin:
- Lendet per njohuri baze per kuptimi i ndryshimeve morfologjike e funksionale te njeriut te semure ( anatomi/morfologji patologjike; fiziologji patologjike
- Lendet per njohuri baze te vizites, kontrollit dhe gjykimit te pergjithshem per percaktimin e patologjise/ve nga te cilat vuan i semuri ( propedeutika jep njohurite dhe shprehite e nevojshme per viziten e kontrollin e te semurit; kirurgjia e pergjithshme qe jep njohurite baze per te kuptuar thelbin e patologjike kirurgjikale dhe rentgenodiagnostika qe jep njohurite baze te diagnozes te imazherise
- Lendet per njohuri baze mbi agresoret e mundshem patogjene (mikrobiologjia)
- Lendet per njohuri baze per mjetet e barnat per trajtimin e patologjive e traumave ( farmakologjia)
- Lendet per njohuri baze mbi higjenen ( higjena)
- Etapa 3: Lende klinike (viti IV dhe V)
- Lendet terapeutike (semundjet e brendshme: terapi fakulteti dhe terapi hospitaliere)
- Lendet kirurgjikale (kirurgji e fakultetit dhe kirurgji hospitaliere)
- Lendet obstetriko-gjinekologjike
- Lendet pediatrike
- Lendet infektive
Gjithashtu ne vitet e larta perfshihej edhe “Organizimi Shendetesor” per te dhene njohuri mbi organizimin e sistemit shendetsor ne Shqiperi.
Studimet perfundonin me serine e dyte te provimeve te shtetit
Ndersa Instituti i Larte Mjeksor kishte qellim pergatitjen e mjekeve te pergjithshem, Fakulteti i Mjekesise kishte per qellim permiresimin dhe zhvillimin e metejshem te veprimtarise pedagogjike edukuese/formuese dhe nderthurjen e frytshme te saj me veprimtarine mjekesore te mirefillte ( diagnostike, kurative e profilaktike) si dhe me veprimtarine studimore, kerkimore e shkencore.
Per informacione te metejshme mbi historine e 50 te para te Fakultetit të Mjekësisë (1952 2002) mund te lexoni librin „Universiteti i Tiranes, Fakulteti I Mjekesise 50 vjet histori (1952-2002)” hartuar nen drejtimin e Andrea Gudhes.