09.11.2024, “Sfidat kryesore në geriatri“, Konferenca e III Kombëtare e Mjekësisë Interne.
Në datë 9 Nëntor 2024, Konferenca e III Kombëtare e Mjekësisë Interne zhvilloi punimet me sukses. Tematika ishte tepër interesante dhe aktuale: “Sfidat kryesore në geriatri”, një temë e patrajtuar deri më sot por me vlera të jashtëzakonshme nëse i referohemi trendit të plakjes së popullatës dhe rritjes së jetëgjatësisë. Ishte një konferencë me pjesëmarrje të gjerë të lektorëve nga vendi dhe nga rajoni, të cilët i falenderojmë për bashkëpunimin e tyre.