LEKSION I HAPUR, DATË 26.11.2024

WhatsApp Image 2024-11-13 at 11.29.00

Ju ftojmë të merrni pjesë në leksionin e hapur me temë “Patient Safety” nga Henry Marsh, në datën 26.11.2024, ora 10:00, në sallën e Senatit Akademik. Ky leksion, i cili është mbajtur në universitete të tjera në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Kanada, Australi dhe Europë, është një mundësi e shkëlqyer për studentët që do të kujdesen për të sëmurët në të ardhmen, pasi i njohin ata me sfidat që do të përballen. Gjithashtu ka rëndësi për komunitetin tonë, pasi ka pak tema të tilla që u trajtohen studentëve dhe profesionistëve të rinj.

Henry Thomas Marsh, i lindur në 1950 në Oxford, vjen nga një familje intelektuale; babai i tij ishte një nga themeluesit e Amnesty International bashkë me Sir Bertrand Russell, ndërsa nëna e tij ishte një antinaziste gjermane që emigroi në Britani. Ai ndoqi Dragon School dhe më pas studoi në University College Oxford, ku u vlerësua me First Class Honours në Politikë, Filozofi dhe Ekonomi. Fillimisht, duket se ishte i destinuar për politikë, por pasioni i tij për mjekësinë e çoi drejt Royal Free Medical School në Londër, ku përfundoi me rezultate të shkëlqyera.

Pas përfundimit të studimeve, Marsh u specializua në neurokirurgji dhe punoi në Saint George Hospital në Londër, një qendër e njohur për neurokirurgjinë, ku u shpik CT skaneri, që revolucionarizoi imazherinë mjekësore. Si një neurokirurg elitar, humanist dhe shkrimtar, ai është autor i trilogjisë "Mos Bej Dem," "Rrëfimet," dhe "Se Fundmi," të cilat janë botuar në 37 gjuhë dhe janë përkthyer në shqip.

Marsh ka pasur një karrierë ndërkombëtare si mjek dhe ka kontribuar në shumë vende, përfshirë Ukrainën, Nepalin dhe Shqipërinë, të cilën e ka vizituar rregullisht për më shumë se 15 vjet. Ai është opinionist në media të njohura si The Economist, Financial Times, New York Times, The Guardian, dhe BBC, ku është intervistuar për çështje mjekësore dhe shoqërore. Një nga arritjet e tij më të rëndësishme ishte publikimi i një artikulli mbi kirurgjinë zgjuar në faqen e parë të New York Times Magazine më 3 janar 2016, duke e vendosur Shqipërinë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Gjatë vizitave të tij në Tiranë, ai ka kontribuar në mënyrë aktive në operacione kirurgjikale, leksione dhe seminare me studentë e profesionistë të neuroshkencave, si dhe ka ndihmuar disa rezidentë të fitojnë bursa për specializime në Saint George Hospital. Marsh është nderuar me çmime nga Shoqata Angleze e Neurokirurgeve dhe është lektor i ftuar në institucione të njohura në të gjithë botën. Ai ka marrë titullin Commander of the Order of the British Empire, i dhënë nga Mbretëresha Elisabeth II, dhe një film për jetën e tij është realizuar nga BBC.

Ju mirëpresim!

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit