Hapet thirrja për mobilitet për studentët në degën e Shëndetit Publik në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025 në Universitetin e Mjekësisë Sofje, Bullgari

Logo

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për mobilitet për studentët në degën e Shëndetit Publik në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025 në Universitetin e Mjekësisë Sofje, Bullgari.

Lloji i mobilitetit: 

Praktikë mësimore

Niveli i mobilitetit

Bachelor

Kohëzgjatja e mobilitetit: 

Dy  muaj

Fusha e studimit:

Shëndet Publik

Kuota

3

 

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor (850 Euro në muaj për studentët)
  • Kostot e udhëtimit (275 Euro)

 

Dokumentet që nevojiten:

  • CV në gjuhën angleze
  • Fotokopje e pasaportës
  • Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
  • Letër motivimi në gjuhën angleze
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2)
  • Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
  • Formulari i  plotësuar në gjuhën angleze për Traineeship
  • Formulari i aplikimit
  • Formulari i deklarimit

 

FORMULARI PËR TRAINEESHIP

 

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. .

 

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimi dhe të deklarimit. Formulari i aplikimit i përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.

FORMULARI I APLIKIMIT

 

Formulari i deklarimit tregon nëse studenti ka kryer ose jo mobilitete të mëparshme me programin Erasmus+.

FORMULARI I DEKLARIMIT

 

Afati për aplikim: 22.11.2024

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit