Perjashtim nga tarifat 2018-2019

NJOFTIM

Njoftohen studentët e Fakultetit te Mjekësise viti akademik 2017-2018, 2018-2019 që në zbatim të  VKM nr.269, datë  29.03.2017,“Për Përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit'', qe filluan procedurat e aplikimit për  përjashtimin nga tarifa e shkollimit për vitin akademik 2018-2019. Ftohen studentët  që plotësojnë kushtet sipas VKM-së mësipërme  të aplikojnë për këtë procedurë. 

KRITERET

Formular aplikimi

VKM nr. 269, date 29.3.2017

Njoftohen studentët e Fakultetit te Mjekësise viti akademik 2013-2014, 2014-2015, 2015-2016, 2016-2017 që në zbatim të VKM nr.866 date 23.10.2015 “Disa ndryshime dhe shtesa ne vendimin nr.638, date 22.7.2015, te keshillit te ministrave, "per kuotat e pranimit ne institucionet publike te arsimit te larte ne programet e studimeve te ciklit te pare, ne programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe ne programet e integruara te studimeve te ciklit te dyte, me kohe te plote, si edhe tarifat e shkollimit per vitin akademik 2015 - 2016” qe filluan procedurat e aplikimit për përjashtimin nga tarifa e shkollimit për vitin akademik 2018-2019. 

KRITERET

VKM-868

Ftohen studentët  që plotësojnë kushtet sipas -së mësipërme  të aplikojnë për këtë procedurë. 

Kriteret dhe dokumentacioni që duhet të plotësojne studentet eshte i publikuar ne faqen e website  www.fakultetimjekesise.edu.al 

Në rast se do te ketë ndryshim të kritereve studentët do të njoftohen përseri në faqen e Fakultetit.

Dokumentacioni se bashku me formularin e aplikimit do të dorëzohet në protokollin e dekanatit nga data 19 Nentor 2018 deri ne daten 03 Dhjetor 2018.

 

Njoftim Perjashtim nga tarifat 2018-2019

Njoftim për zbatimin e Paketës për Arsimin

VENDIM 40 DATE 23.1.2019 

Vendimi Nr. 8 i Bordit te Administrimit dt.29.1.2019 per perjashtimin nga tarifa

 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit