01.03.2025: Workshop-i “Point of Care Ultrasound (PoCUS)".
Më 1 Mars, në Auditoriumin Galileo-Galilei, u organizua me sukses workshop-i “Point of Care Ultrasound (PoCUS)”, një iniciativë e përbashkët e Shërbimit të Reanimacionit Pediatrik, Shërbimit të Anestezisë dhe Reanimacionit dhe Shoqatës Shqiptare të Mjekësisë së Kujdesit Intensiv, me mbështetjen e Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.