Aplikim për Kredi Studentore.

Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë ka bërë publike shpalljen për studentët me shtetësi dhe vendbanim në Shqipëri, që janë të regjistruar dhe ndjekin studimet në një institucion të arsimit të lartë, të cilët mund të aplikojnë për të përfituar nga skema e kreditimit studentor, për financimin e kostove të studimeve.

Studentët mund të aplikojnë brenda muajit Shkurt, nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, në shërbimi elektronik "Aplikim për Kredi Studentore”, duke plotësuar formularin e aplikimit dhe duke ngarkuar dokumentet e nevojshme.

Për më tepër informacion bashkëlidhur ju përcjellim:

1. Linkun e Njoftimit Publik:

https://akfal.gov.al/sq/njoftime/2025/02/05/hapen-aplikimet-p%C3%ABr-kredi-studentore/

2. Linkun për aplikim:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=16066

Mbi fillimi e aplikimeve te studenteve page-0001

 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit