Njoftim për zbatimin e Paketës për Arsimin

Në zbatim të Paketës për Arsimin, VKM-së nr.779, datë 26.12.2018 “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 269, datë 29.03.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të pare të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”dhe VKM nr. 780, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet publike të arsimit të lartë”, njoftohen të gjithë studentët të cilët nuk kanë aplikuar, që duke filluar nga data 09.01.2019 deri në datën 31.01.2019, të dorëzojnë pranë Fakulteteve përkatëse dokumentacionin e kërkuar. 

Në zbatim të VKM-së nr.784, datë 26.12.2018 “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 903, datë 21.12.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fusha prioritare dhe studentët në nevojë”, njoftohen të gjithë studentët, që duke filluar nga data 10.01.2019 deri në datën 31.01.2019, të dorëzojnë pranë Fakulteteve përkatëse dokumentacionin e kërkuar.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave  nr.778, datë 26.12.2018 “Për një ndryshim dhe shtesë në Vendimin nr. 288, datë 21.05.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”, të ndryshuar,  njoftohen të gjithë studentët që ndjekin studimet në të gjitha programet e ciklit të parë dhe ciklit të integruar, në Fakultetet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, që do paguajnë 50% të vlerës së tarifës vjetore të shkollimit

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 779, datë 26.12.2018 “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 269, datë 29.03.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në njëprogram të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”, të ndryshuar, njoftohen të gjithë studentët që ndjekin studimet në të gjitha programet e ciklit të pare dhe ciklit të integruar, në Fakultetet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, që rezultojnë me notën mesatare vjetore 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.

Për vitin akademik 2018-2019, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit edhe studentët e pranuar në vitin e pare akademik, me note mesatare vjetore 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë, të përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsmit të mesëm të lartë, përfshirë edhe rezultatet e Maturës Shtetërore.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 784, datë 26.12.2018 “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 903, datë 21.12.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentë t që studiojnë në programe studimi në fusha prioritare dhe studentët në nevojë”, të ndryshuar, njoftohen të gjithë studentët që ndjekin studimet në të gjitha programet e ciklit të pare dhe ciklit të integruar, në Fakultetet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, që rezultojnë me notën mesatare vjetore mbi 9 (nëntë), për vitin akademik 2018-2019, se përfitojnë bursë.

Për vitin akademik 2018-2019, përfitojnë bursë edhe studentët e pranuar në vitin e parë akademik, me notë mesatare vjetore 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë, të përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsmit të mesëm të lartë, përfshirë edhe rezultatet e Maturës Shtetërore.

Njoftohen të gjithë studentët që ndjekin studimet në të gjitha programet e ciklit të parë, ciklit të integruar, ciklit të dytë dhe të tretë të studimeve, në Fakultetet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, se pagesa e tarifës vjetore të shkollimit, do të kryhet në afatet që do të përcaktohen nga organet kolegjiale të Universitetit. Për përcaktimin e afateve do të njoftoheni në ditët në vijim.

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit