23.01.2025: Trajnimi mbi Ndihmën e Parë.
Trajnimi mbi Ndihmën e Parë, i zhvilluar ditën e enjte në bashkëpunim me Këshillin Studentor të Fakultetit të Mjekësisë dhe Kryqin e Kuq Shqiptar pati në fokus studentët e vitit të parë, të cilët u angazhuan dhe në anë praktike.
Falenderojmë trajnerët e Kryqit të Kuq Shqiptar, të cilët ndihmuan në këtë aktivitet, duke kontribuar kështu në zhvillimin profesional të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë.