Lista e aktiviteteve

15-17.11.2010, Përditësim në cështje të kardiologjisë në kujdes parësor e spitalor

Tema: “Përditësim në cështje të kardiologjisë në kujdes parësor e spitalor “
Data: 15-17.11.2010
Përshkrimi:
Qëllimi:  Përditësimi i pjesëmarresve me rekomandimet më të fundit në lidhje me diagnostikim e menaxhim të disa prej  patologjive më të zakonshme kardiologjike në kujdes parësor e spitalor
Objektivat:
  1. Njohuri të përditësuara mbi diagnostikim e menaxhim të hipertension, sëmundje iskemike të zemrës, insuficiencë kardiake dhe fibrilacion atrial
  2. Aftësi për të përdorur me efikasisitet anamnezën, ekzaminimin klinik në diagnostikim problemesh kardiologjike.
  3. Aftësi për të rekomanduar dhe interpretuar investigimet e nevojshme kardiologjike
  4. Aftësim për të këshilluar pacientet mbi parandalimin e faktorëve të riskut kardiovaskular
  5. Qëndrimi pozitiv mbi bashkëpunimin parësor-spitalor në lidhje me menaxhimin e pacientëve me probleme kardiologjike
  6. Konsiderimi i tërësisë së pacientit në kuadrin e problemeve kardiologjike
Ofruesi: Fakulteti i Mjekësisë (Njësia e Edukim në Vazhdim dhe Shërbimi i Kardiologjise) dhe PRIME (Britani e Madhe) me mbështetjen e projektit “Sistemi për Zhvillim Profesional” i Agjencisë Zviceriane për Bashkëpunim dhe Zhvillim
Vendi: Fakulteti i Mjekësisë
Akreditimi: Në proces akreditimi nga QKEV
Pjesëmarrës: Mjekë kardiologë dhe mjekë familje
Regjistrimi: Kontaktoni me email  Njësia e EV, Fakulteti i Mjekësisë

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit