Doktoratura
Indikacionet e hershme kirurgjikale per trajtimin e frakturave të polusit distal të radiusit - Neritan Myderrizi
QELLIMI
Qëllimi kryesor i këtij studimi është që nëpërmjet një vlerësimi radiografik të kujdeshsëm të frakturave të polusit distal të radiusit, duke bërë një klasifikim të mirë të tyre sipas klasifikimit AO, të përcaktojmë rastet kur duhet ti trajtojmë konservatorisht dhe kur duhet ndërhyrje kirurgjikale e hershme.
Përllogaritja e incidencës në rajonin e Durrësit është një tjetër qëllim i këtij studimi.
Vlerësimi dhe njohja e dëmtimeve të tjera shoqëruese si dëmtimet e artikulacionit radioulnar distal dhe procesit stiloid të ulnës si faktorë destabilizues të frakturës.
Njohja efektit moshë në kolapsin e vonshëm të këtyre frakturave është tepër e rëndësishme, sikurse është tepër e rëndësishme edhe njohja me rezultatet funksionale të trajtimit të këtyre frakturave në moshat e vjetra me kërkesa të ulura për jetën.
Gjetja e një trajtimi sa më të pranueshëm për moshat e vjetra tek të cilët ndërthuren, gjendja e përgjithshme fizike, kualiteti jo i mirë i kockës dhe nevojat e ulura fizike përshkak të moshës.
Gjetja e anestezisë më eficente dhe kostefektive është një tjetër qëllim i këtij studimi.
Përcaktimi i një guide trajtimi duke u bazuar në klasifikimin sipas AO dhe duke njohur edhe faktorët predispozues të destabilitetit të vonshëm të këtyre frakturave do të ishte një ndihmë e madhe për të evituar koston e lartë të trajtimit të vonuar kirurgjikal, sidomos në grup moshat e punës.
Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
Indikacionet e hershme kirurgjikale per trajtimin e frakturave të polusit distal të radiusit - Neritan Myderrizi