NJOFTIM PËR TESTIMIN E INFORMATIZUAR TË MATURANTËVE NË KUADËR TË PRANIMIT NË PROGRAMIN MJEKËSI E PËRGJITHSHME NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, KATEGORITË E VEÇANTA

Ju informojmë se në datën 16.09.2026, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH), do të zhvillohet testimi i informatizuar në kuadër të pranimit në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme”, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, kategoritë e veçanta. 

Faturën për arkëtim për kryerjen e pagesës mund ta shkarkoni në faqen zyrtare të QSHA www.qsha.gov.al, në linkun:
https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2025/11/Fatura_provime.pdf

Ditën e zhvillimit të testimit të informatizuar, maturantët duhet të kenë parasysh dhe të jenë të pajisur me:
- dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë);
- faturën origjinale të pagesës së tarifës së testimit për llogari të QSHA-së;
- të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të testimit;
- ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve apo mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter mos kualifikimi;
- ndalohet komunikimi me kandidatët e tjerë gjatë zhvillimit të testimit deri në marrjen e deklaratës së rezultatit;
- ndalohet lëvizja përtej vendit të përcaktuar për zhvillimin e testimit;
- firmosin deklaratën e rezultatit të marrë.

Kalendari i organizimit të testimit dhe orari i pjesëmarrjes në testim për çdo maturant, do të publikohennë vijim në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore http://www.qsha.gov.al/

Orari i pjesëmarrjes në testim do të jetë i përcaktuar dhe nuk do të mund të ketë ndryshime.

Kandidati ka të drejtë të ankimojë rezultatin, duke paraqitur ankesën me shkrim, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore brenda 1 (një) dite nga shpallja e rezultatit të testimit të informatizuar.

Ju urojmë Suksese!

 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit