Koncert bamirësie me sloganin: “Ende ka shpresë”.
Klubi studentor Med Talent i Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në bashkëpunim me studentët e Universitetit të Arteve organizuan një koncert bamirësie me sloganin “Ende ka shpresë”. Koncertin e ndoqën studentë dhe pedagogë të dy Universiteteve, të cilët krahas performancës së mrekullueshme dhanë dhe mesazhe shprese për fëmijët me sëmundje kronike. Të ardhurat e grumbulluara do shkojnë në ndihmë të pacientes së vogël Indila. Ditën e djeshme këto të ardhura u derdhën në llogarinë e vogëlushes. Gjithashtu, studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhuruan gjak për fëmijët talasemikë.