NJOFTIM: PËR PËRFITIM BURSE

Për studentët e programit të integruar të ciklit të dytë dhe studentët e ciklit të parë Bachelor

1-Në zbatim të VKM nr. 39,datë 23.01.2019 për përfitim të bursave, ju njoftojmë se kanë filluar aplikimet për bursa duke bërë dorëzimet e dokumentacionit të kërkuar sipas linkut: APLIKIMET PËR BURSA

2-Në zbatim të VKM nr. 40,datë 23.01.2019 për përjashtim nga tarifa e shkollimit, ju njoftojmë se kanë filluar aplikimet duke bërë dorëzimet e dokumentacionit të kërkuar sipas linkut : APLIKIMET PËR PËRJASHTIM NGA TARIFA

 

Për studentët e programit të ciklit të dytë Master Shkencor/Profesional

Në zbatim të VKM nr. 780,datë 26.12.2018 për ulje të tarifës së shkollimit, ju njoftojmë se kanë filluar aplikimet duke bërë dorëzimet e dokumentacionit të kërkuar sipas linkut : APLIKIMET PËR PËRJASHTIM NGA TARIFA

 

Dorëzimet e dokumentave për aplikim sipas VKM të mësipërme do të bëhen pranë zyrës së informacionit të Fakultetit të Mjekësisë, orari 8:30-16:00.

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit