Doktoratura

RREGULLORE “PËR ORGANIZIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË DOKTORATAVE”

Bazuar në ligjin 9741, datë 21/05/2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”  (i ndryshuar), V.K.M. nr. 864 datë 5/12/2007 “Për hapjen e programeve të studimeve të doktoratës në institucionet publike të arsimit të lartë dhe për përcaktimin e kushteve që duhet të plotësojë studenti për marrjen e diplomës për gradën shkencore “Doktor” (i ndryshuar) si dhe Udhëzimit nr. 5, datë 22/01/2008 të Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës bazuar në projekt rregulloren e përgatitur nga Kryetarët e Këshillit të Profesorëve të fakulteteve të UT, në mbledhjen e tij të datës 13/11/2008 miratoi këtë rregullore.

Per te shkarkuar te plote rregulloren klikoni link e meposhtem:
RREGULLORE “PËR ORGANIZIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË DOKTORATAVE”

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit