Doktoratura
DR.Amarildo Belshi
Trajtimi kirurgjikal i neoplazive palpebrale, incidenca, prevalenca, faktorët që ndikojnë në recidivë
1.1.Anatomia Kirurgjikale e Palpebrave
Palpebrat kanë si funksion kryesor mbrojtjen e planit anterior të globit të syrit nga dëmtimet e ndryshme lokale. Sikurse ata kanë funksion edhe të ndihmojnë në rregullimin e dritës që arrin syrin, ku së bashku me lubrifikimin nga filmi lakrimal që shpërndahet si mbrojtëse në korne përgjatë hapjes dhe mbylljes së shpejtë të tyre, dhe të lotit në vetvete me anë të veprimit pompues në qesen konjuktivale dhe lakrimale, përbën një mbrojtje komplekse në vetvete. Strukturat që duhet të konsiderohen në përshkrimin e anatomisë së palpebrave janë: lëkura, indet subkutane, muskuli orbikularis okluli, indet submuskulare areolare, shtresa fibroze që konsiston në septum orbital, retraktorët/tërheqësit e kapakut/palbebrës, kapakët e poshtëm dhe të sipërm, shtresa dhjamore retroseptale, dhe konjuktiva [94]. Anatomia kirurgjikale palpebrale është e ilustruar përkatësisht në figurat 1, 2, 3, 4, 5.
(A) M. Frontalis, (B) M. Korugator superciliaris, (C) M. Procerus, (D) M. Orbital orbikularis, (E) M. Preseptal orbikularis, (F) M. Pretarsal orbikularis.
Përqasja më e mirë ndaj anatomisë së kapakut/palpebrës së syrit si fillim është duke parë prerjen sagitale të palpebrës. Numri ekzakt shtresave të indeve në raport me shumë shtresa varet nga niveli i ekzaminimit të kapakut. Septumi orbital prezanton kufijtë anatomik ndërmjet indeve të kapakut dhe indeve orbitale, por gjithësesi një vlerësim i funksionit të palpebrës dhe përgatitjes së saj për intervent kirurgjikal kërkon njohuri të mirëfillta të këtyre strukturave postseptale. Palpebrat e poshtme dhe të sipërme mund të konsiderohen struktura analoge, kryesisht me ndryshime në planin e retraktorëve të kapakut. [1].