Doktoratura

DR.Ermal Likaj

TEMA: REZULTATET E KIRURGJISË SË AORTËS ASHENDENTE DHE HARKUT TË AORTËS

 

HYRJE

Trajtimi i aneurizmave të aortës ashendente dhe harkut të aortës është pjesa më komplekse e kardiokirurgjisë duke qenë një sfidë kirurgjikale tradicionalisht e lidhur me një mortalitet spitalor të rëndësishëm. Përdorimi i teknikave dhe materialeve të reja si graftet e modifikuara, proteksioni miokardial i përforcuar, perfuzioni cerebral selektiv anterograd dhe retrograd me arrest cirkulator, metodave të sakta diagnostike si tomografia e kompjuterizuar, rezonanca magnetike, ekokardiografia transezofageale dhe kontrolli i faktorëve hematologjikë kanë rezultuar në përmirësim të dukshëm të rezultateve. Stowe et al demonstron qartazi se trajtimi kirurgjikal i aneurizmave të aortës ashendente dhe harkut të aortës mund të arrihet me mortalitet dhe morbiditet të ulët duke përfshirë edhe pacientët me rrezik të lartë68.

Këto teknika kirurgjikale moderne aplikohen prej disa vitesh në vendin tonë me sukses të konsiderueshëm si në drejtim të mortalitetit ashtu edhe komplikacioneve postoperatore. Ka ardhur koha që të kemi një studim të këtij grupi pacientësh duke përcaktuar qartë modalitetet e trajtimit aktual, teknikat e ndryshme kirurgjikale të përdorura dhe cilët janë faktorët e rrezikut të cilët mund të modifikohen për të përmirësuar rezulatet e trajtimit të këtyre të sëmurëve.

Objektivat e këtij studimi do të jenë si më poshtë:

- Përcaktimi i vendit që zë kirurgjia e aneurizmave të aortës në spektrin e përgjithshëm të kardiokirurgjisë si edhe vlerësimi i teknikave operatore të ndryshme të përdorura në pacientët me aneurizëm të aortës.

- Përcaktimi i mortalitetit perioperator dhe i komplikacioneve postoperatore të këtij grupi pacientësh.

- Evidentimi i faktorëve të rrezikut të mortalitetit dhe morbiditetit: urgjenca e ndërhyrjes, mosha, koha e QEK-ut, diseksioni, shoqërimi meCABG, operacioni i mëparshëm kardiak, ndërhyrja në harkun e aortës etj.

- Përcaktimi i mbijetesës afatmesme si dhe komplikacioneve në follow up si pseudo-aneurizma, tromboza valvulare, endokarditi etj.

 

Përcaktimi i rezultateve dhe evidentimi i faktorëve të rrezikut do të sjellë standartizimin e teknikave kirurgjikale dhe perfuzionale, për të arritur rezultate sa më të mira. Realizimi i studimit, njohja dhe botimi i rezultateve do të sjellë një ndërgjegjësim të mjekëve dhe të popullatës për trajtimin bashkëkohor të saj në klinikën tonë duke shtuar numrin e rasteve që trajtohen nga viti në vit. 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit