Doktoratura

DR.Enkelejda Prifti

1.1. Hyrje

Hypotrofia fetale është faktor madhor i morbiditetit dhe mortalitetit

perinatal. Fetusi hypotrof identifikohet vitet e fundit me ekografi me

rezolucion të lartë, duke vlerësuar peshën fetale dhe duke realizuar

Dopplerin e vazave, demonstruese të disfunksionit placentar. Parametri

më i famshëm Doppler që ka marrë konsensusin e përgjithshëm për

identifikimin e fetusit hypotrof është Doppleri i Arteries Umbilikale.

Gjithashtu, gjatë menaxhimit të fetuseve hypotrofë, mund të implikohen

dhe tregues të tjerë, si Doppleri i Arterieve Cerebrale, Duktusi venoz,

etj. Këto parametra do të reflektojnë më tej hypokseminë apo acideminë

e fetusit hypotrof, duke qënë sinjale për një ambjent armiqësor

intrauterin, që nëse vazhdon gjatë, mund të çojë në fetomorto in utero

të papritura. Nga ana tjetër, lindja duhet të organizohet sa më afër një

moshe gestacionale të favorshme, për të minimizuar komplikacionet

nga prematuriteti jatrogjen, në rastet e shtatzanive pretermë.

Pra, sfida e mjekut mbetet në gjetjen e momentit kyç, të balancës

për të optimizuar lindjen e këtij fëmije. Kjo natyrisht, që mund të

bëhet duke e lindur fetusin pranë Niveleve Terciare të Kujdesit Perinatal.

Ky studim do të referojë gjithashtu të dhëna moshë gestacionale

specifike për outkomin e favorshëm neonatal, duke ndihmuar

mjekun dhe prindërit në vendimarrje për menaxhimin optimal të

këtyre fetuseve në Insitucionin tonë.

Enkeleda Prifti

8

1.2. Përkufizimi

Prapambetja e Rritjes Fetale (FGR) ose hypotrofia fetale, përcaktohet si pamundësi e fetusit

për të arritur rritjen optimale intrauterine të përcaktuar gjenetikisht.1

Ky përkufizim është i vështirë të aplikohet në praktikën mjekësore, megjithëse në vetvete

tenton të sintetizojë natyrën komplekse të një patologjie të filluar shpesh, herët në jetën

intrauterine.

Pavarësisht se është më i hershmi, përcaktimi i Prapambatjes së Rritjes Fetale si peshë

nën të dhjetën percentile (percentile 10th) për moshë gestacionale, mbetet më i përdoruri

pasi, morbiditeti dhe mortaliteti perinatal rriten kur pesha në lindje është poshtë kësaj

percentileje.1-3

Ky përcaktim, nuk diferencon fetuset që janë konstitucionalisht të vegjël, por të shëndetshëm

nga fetuset që kanë mbetur të vegjël si pasojë e një procesi patologjik.

Fetuset konstitucionalisht të vegjël mund të jenë të vegjël, p.sh si pasojë e seksit (femër),

etnisë së nënës, indeksit të masës trupore të nënës(BMI). Fetuset konstitucionalisht të

vegjël nuk kanë morbiditet dhe mortalitet të lartë.3

Nga ana tjetër, nëse bazohemi te përkufizimi sipas udhëzuesit të ACOG1, ky përkufizim

nuk përfshin fetuset që mund të jenë më shumë se percentile 10th për moshën e barrës, por

që nuk kanë arritur potencialin e tyre optimal të rritjes.

Për vlerësimin e peshës në percentile sipas moshës së barrës, përdoren kurba të përshtashme

të referencës. Kurbat e përdorura mund të jenë standarte ose të kostumizuara.4,5

Nëse është më mirë të përdoret si referencë pesha në lindje për moshë gestacionale apo

pesha e vlerësuar ekografikisht gjatë shtatzanisë, është ende çështje debati. Termi peshë

optimale dhe intervali i saj, projektohet mbrapsht për të gjitha vlerat e moshës gestacionale,

duke përdorur kurbën e rritjes proporcionale ekografike; kjo eviton mbështetjen në

peshat neonatale të pretermit, të cilat që në përcaktim vijnë nga shtatzani patologjike me

të ardhme patologjike, duke mos paraqitur potencialin e rritjes.4

Në Institucionin tonë, si në praktikën klinike në përgjithësi, peshat në lindje klasifikohen

sipas kurbës së Lubchenkos,2 duke përcaktuar të porsalindurin si SGA (i Vogël për

Moshën e Barrës), nëse pesha e tij në lindje është më pak se percentile 10th.

Disertacioni

9

1.3. Shkaqet dhe klasifikimi klinik

Prevalenca e Prapambetjes së Rritjes Fetale është rreth 8% në popullatën e përgjithshme.

SGA (I vogël për moshën e barrës), është koncept tjetër, i ndryshëm nga FGR, megjithëse

edhe SGA shpesh shoqërohet me Përfundim Perinatal të Pafavorshëm. Termi IUGR ose

FGR përdoret në jetën in utero, ndërsa SGA duhet të përdoret kryesisht për të porsalindurin.

6-8 Shkaqet e Prapambetjes së Rritjes Fetale përfshijnë shumë faktorë. Në bazë të

tyre, fetuset e vegjël (SGA), klasifikohen klinikisht më tej. Ky klasifikim do të orientojë

dhe menaxhimin klinik të këtyre kategorive.

Ndër shkaqet e SGA-ve, mund të përmendim infeksionet virale, aneuploiditë dhe sindromet

nonaneuplidite, dhe anomalitë fetale shoqëruese. Megjithë faktoret e sipërpërmendur,

fetuset e vegjël për moshën e barrës (SGA), përfshijnë të gjithë fetuset me peshë

të vlerësuar ekografikisht më pak se percentile 10th.

SGA normale:

Termi SGA, përdoret për fetuset e vegjël konstitucionalisht, me potencial rritjeje

më të vogël të përcaktuar gjenetikisht, pas përjashtimit të anomalive kongenitale, infeksioneve

fetale dhe shenjave të insufiçiencës placentare. Këta fetuse janë pa patologji

materne dhe kanë Doppler Arterial Umbilikal dhe Cerebral normal.6 Këto zënë rreth 65%

të fetuseve SGA.7,8

SGA anormale:

Përfshihen fetuset me anomali kongenitale, sindrome gjenetikë dhe infeksione virale.

Në këto raste menaxhimi dhe ndërhyrja mjekësore nuk mund të ndryshojë outkomin

fetal. Këto përbëjnë rreth 15 % të fetuseve SGA.7,8

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit