Doktoratura
Dr.Gjergj Andrea
TEMA: MUNDESITE E TRAJTIMIT KIRURGJIKAL TE KOMPLIKACIONEVE TE PANKREATITIT AKUT
1.1.Anatomia
Pankreasi ishte nje nga organet e fundit te kavitetit abdominal qe terhoqi vemendjen e anatomisteve ,kirurgeve ,mjekeve.Te dhenat e para per kete organ I perkasin viteve 200 p.K.dhe per vite me radhe njohurite mbi funksionet e tij ishin hipotetike.Wirsungu ishte I pari qe zbuloi duktusin e pankreasit tek njeriu me 1642.De Graf me vone identifikoi lengun pankreatik.Veprimi digjestiv I lengut pankreatik u zbulua 200 vjet me vone.Eberle me 1834,Purkinje e Pappenheim me 1836 dhe Valentin me 1844 verejten emulsionin e yndyrnave. Aktivitetin proteolitik dhe digjestionin e karbohidrateve respektivisht nga lengu pankreatik dhe ekstraktet e tij.Me 1869 Langerhans pershkroi per here te pare strukturen histologjike te pankreasit.Para shek. te 19 semundjet e pankreasit nuk njiheshin fare . Me 1875 Friedreich shpjegon per here te pare semundjet e pankreasit dhe jep konceptet klasike te pankreatitit akut.Me 1889 Fitz sugjeroi kirurgjine si te vetmen alternative trajtimi te pankreatitit akut. Anatomikisht pankreasi eshte nje organ I perkulur mbi konveksitetin e kollones vertebrale ne nivelin L2- L3 me drejtim oblik lart dhe majtas nga duodeni D2 deri ne hilusin lineal. Ai eshte I vendosur ne bursen omentale, mbi mezokolon transvers, I fiksuar ne te djathte nga fascia Treitz dhe ne te majte nga fascia Told. Pankreasi peshon 70 gram dhe eshte I perbere nga 4 pjese: koka qe vazhdon me istmusin dhe me pas trupin dhe bishtin I cili shtrihet ne ligamentin pankreato splenik. Ne gjendje normale ka ngjyre te bardhe ne roze, me pamje lobulare I mbeshtjelle nga nje kapsule e holle e tejdukshme. Pankreasi eshte nje gjender me sekrecion te dyfishte ekzokrin dhe endokrin. Pankreasi endokrin eshte I perbere nga ishujt e Langerhansit qe vendosen ne lobule ne kontakt me acinuset, pa patur lidhje me pjesen ekzokrine. Pankreasi ekzokrin ndahet ne lobule nga septet e formuara nga kapsula e holle qe vesh gjendren dhe futet ne brendesi duke e ndare parenkimen ne lobule. Brenda secilit lobul eshte acinusi I perbere nga qelizat acinare si njesia baze morfofunksionale e pankreasit. Nga acinusi derdhen proenzimat ne duktuset interkalate qe vazhdojne me duktuset intralobulare te cilet ne fund derdhen te gjithe ne duktusin kryesor qe eshte duktusi Wirsung. Ky e derdh permbajtjen pankreatike ne duodenum nepermjet papiles se Vaterit. Pankreasi sekreton nga 0.2ml/min ne gjendje qetesie deri ne 4ml/min ne ushqyerje te bollshme volume total ditor shkon deri ne 2.5 litra.
1.2.Epidemiologjia e pankreatitit akut (PA)
Incidenca dhe etiologjia e pankreatitit akut ndryshon ne vende te ndryshme te botes perendimore. Nje numer i vogel sudimesh te publikuara tregojne rezultate mosperputhese ne shkallen e incidences te pankreatitit qe variojne nga 20 ne 30 raste te reja per 100.000 banore cdo vit. Nje studim evropian i 2009 tregonte qe moshat mbi 60 vjec kane nje rritje te incidences se pankreatitit nga kalkuloza e kolecistes. Incidenca e (PA) varion sipas gjeografise. Shpeshtesia e pankreatitit akut eshte e ndryshme ne shtete te ndryshme. Ne 80% te rasteve me pankreatit akut shkaktare jane alkooli dhe kalkuloza biliare. Shkaktari i trete eshte procedura e ERCP por ky pankreatit eshte i nje forme te lehte.( 42,43)
2.FIZIOLOGJIA E PANKREASIT NORMAL
Pankreasi ndodhet ne retroperitoneum ,eshte 15-20 cm I gjate dhe peshon 75-100g .megjithese I vogel ne madhesi ai luan nje rol te rendesishem ne tretjen (funksioni ekzokrin) dhe ne ruajtjen e homeostazes se glukozes(funksioni endokrin).Rreth 85% eshte mase ekzokrine dhe vetem 2% mase endokrine.Ka rreth 40 qeliza acinare qe perbejne nje acinus I cili lidhet me nga qelizat centroacinare me duktusin pankreatik. Pjesa endokrine perbehet nga rreth nje million ishuj Langerhans kryesisht ne bishtin e pankreasit qe sekretojne insulinen dhe glukagonin.
2.1.Pankreasi ekzokrin
Pankreasi sekreton cdo dite deri ne 1000ml leng pankreatik pa ngjyre alkalin izo osmotik qe perbehet nga enzimat e sekretuara nga qelizat acinare dhe nga leng I pasur ne bikarbonate te sekretuar nga qelizat duktale pankreatike.Enzimat perbehen nga proteaza dhe kryesisht nga enzima qe sherbejne per tretjen e lipideve, glikogjenit, AND,ARN.Ato sekretohen ne trajten e proenzimave inaktive per te parandaluar vetetretjen e parenkimes pamkreatike dhe behen aktive pasi arrijne ne duodenum(tripsine, elastaze, kimotripsine, karboksipeptidaze, fosfolipaza A).
2.1.1.ENZIMAT PER TRETJEN E PROTEINAVE
Tretja e proteinave fillon ne stomak me sekretimin e pepsines qe aktivizohet ne ambjentin acid te stomakut nga forma e vet inaktive e quajtur pepsinogjen.Tretja vazhdon ne duodenum me ane te enzimave pankreatike sic eshte tripsinogjeni ,qe I aktivizuar ne tripsine , aktivizon te gjithe kaskaden e enzimave te tjera pankratike.Aktivizimi I tripsinogjenit ne trisine aktive nxitet nga enteropeptidaza e prodhuar nga enterocitet e zorres se holle.Karboksipeptidazat Adhe B jane enzima qe keputin zinxhirin e aminoacideve nga grupi karboksil fundor .Aminopeptidazat e sekretuara nga qelizat e zorres bejne keputjen e zinxhirit te aminoacideve nga grupi aminik fundor ,gje qe nuk behet nga karboksipeptidazat pankreatike.Proelastaza sekretohet nga pankreasi ne 4 izoforma qe I perkasin familjes elastazave te ngjashme me kimotripsinen(elastaza 2A, elastaza 2B, elastaza 3A , elastaza 3B).Rreth 40% e proteinave treten deri ne trajten e aminoacideve.Peptidazat e enterociteve vazhdojne tertjen e peptideve me mbi tre aminoacide ne aminoacide te lira.Mandej aminoacidet e lira ,dipeptidet , tri peptidet thithen nga enterocitet me ane te proteinave te ndryshme te transportit.Per di dhe tripeptidet ka vetem nje lloj mekanizem transporti PEPT 1 (transportuesi I peptideve I varur nga protonet) 2.1.2.ENZIMAT PER TRETJEN E LIPIDEVE
Lipidet transferohen ne micela hidrosolubile qe te absorbohen nga enterocitet.Emulsifikimi nga acidet biliare rrit siperfasqen e lipideve duke lehtesuar keshtu hidrolizen e shpejte nga lipaza pankreatike.Tretja e lipideve fillon ne stomak.Lipaza e gjendrave te peshtymes dhe ajo gastrike e kane aktivitetin me te larte ne ambjentin acid te stomakut dhe ndajne trigliceridet ne diacilglicerol dhe acide yndyrore te lira.Por roli I ketyre lipazave eshte me I vogel se ai I lipazes pankreatike ne hidrolizen e e lipideve dhe nuk arrijne te kompensojne nje insuficience te pranishme pankreatike nese eshte e pranishme ne nje pacient me pankreatit kronik.Lipaza pankreatike hidrolizon dy skajet estere te cdo trigliceridi duke formuar 2- monoacil glycerol (2-MG) dhe dy acide te lira yndyrore. 2-MG eshte forma kryesore qe thithet ne zorre .Veprimi I lipazes ndihmohet nga nje kolipaze qe sekretohet ne pankres si prokolipaze dhe qe ndan nje pentapeptid te quajtur enterostatine.Fosfolipaza A 2 pankreatike sekretohet nga pankreasi dhe ndan nje heptapeptid nga skaji N-fundor I proteines. Preferon hidrolizen e fosfolipideve ne pozicionin 2 duke prodhuar fosfolipide te hidrolizuara dhe acide te lira yndyrore. Karboksilesteraza jo specifike eshte nje enzime pankreatike qe ka mjaft tipe substratesh dhe qe dhe hidrolizon kolesterolestere si dhe estere te vitaminave A,D,dhe E, fosfolipide e triglyceride.
2.1.3 ENZIMA PER TRETJEN E KARBOHIDRATEVE.
Amilaza alfa pankreatike eshte enzima e vetme qe merr pjese ne tretjen e sheqernave duke kthyer polisakaridet ne di e monosakaride lehtesisht te absorbueshme nga zorra e holle.Sheqeri kthehet ne glukoze, galaktoze, dhe fruktoze.
2.1.4.ENZIMA PER TRETJEN E ARN DHE AND
Ribonukleaza pankreatike hidrolizon skajet fosfate tek ARN ndersa deoksiribonukleaza 1 dhe 2 hidrolizon skajet fosfate tek AND.
2.1.5.ENZIMA TE TJERA
Serine proteaza inhibitore tip Kazal(SPINK 1 ) me veti frenuese te aktivitetit te tripsines qe parandalon keshtu aktivizimin e parakohshem te tripsines brenda parenkimes se pankreasit. Kolipaza dhe litostatina qe ndahet nga tripsina ne litostatine S dhe litostatine H 2. Litostatina H 2 parandalon precipitimin e karbonatit te kalciumit ne duktet pankreatike.Lengu pankreatik ka dhe enzima lizozomale si arilsulfataza , katepsina B , glukuronidaza beta funksioni I te cilave nuk dihet mire .
2.2.SINTEZA DHE EKZOCITOZA E ENZIMAVE TRETESE PANKREATIKE
Sinteza e enzimave specifike te pankreasit rregullohet ne perputhje me dieten duke u sekretuar psh. me teper amilaza nese dieta eshte e pasur me sheqerna dhe anasjelltas sekretohet me teper lipaza nese dieta eshte e pasur me yndyrna.Gjenet pergjegjese per enzimat pankreatike kane nje regjion perforcimi I quajtur dhe regjioni 5` qe rregullon transkriptimin.Faktori pankreatik I transkriptimit 1 (PTF 1) eshte treguar se ka rolin kryesor ne modulimin e transkriptimit te enzimave pankreatike sipas dietes ushqimore. Nga biologjia molekulare dime se pas transkriptimit te AND ne ARN m , kjo e fundit translatohet ne proteinat perkatese enzimatike ne ribozomet e rrjetit endoplazmatik te granuluar. Proteinat kalojne me pas ne lumenin e rrjetit endoplazmatik te granuluar ku modifikohen me tej me ane te sulfurimit, glikozilimit, formimit te urave disulfide , ku marrin pjese foldazat dhe mandej ne aparatin Goxhi , qe I drejton ,pas futjes ne granula sekretore, ne apeksin e qelizave acinare.Me tej ndodh ekzocitoza ose fuzionimi I granulave sekretore me membranen e qelizave apikale acinare dhe dalja ne qendren e acinusit te proenzimave pankreatike.Transportimi neper duktuset pankreatike ndihmohet shume nga lengu izo osmotik I perbere nga bikarbonati I prodhuar nga qelizat duktale pankreatike.