Doktoratura

Dr. Skënder BUCI

Tema : TRAUMA E HEPARIT DHE  E RRUGËVE BILIARE

 

PARATHENIE

 

Strategjia diagnostike dhe terapeutike e një dëmtimi hepatik është e ndërvarur nga gjendja hemodinamike e pacientit. Ekografia abdominale është një ekzaminim esencial në urgjencë, për pacientët me instabilitet hemodinamik. TDM-ja është ekzaminimi aktual i zgjedhur për ndjekjen e traumave hepatike të mbyllura me hemodinamikë stabël, ose të stabilizuar pas rimbushjes.

Paketimi perihepatik është një metodë shumë efikase në kontrollin e hemoragjisë në traumat e rënda të heparit.Vendimi për paketim perihepatik duhet të merret menjëherë pas eksplorimit, me qëllim për të siguruar shansin më të mirë që mundëson mbijetesën e pacientit.

 

 

1. Hyrje

 

Një kirurgji efikase dhe e sigurt mund të realizohet nëse kirurgu ka një njohje perfekte të anatomisë kirurgjikale të heparit. Anatomia kirurgjikale korrespondon në fakt me anatominë funksionale vaskulare. Anatomia kirurgjikale është e bazuar mbi konceptin e ndarjes anatomike vaskulare të heparit sipas Claud Couinaud, Thon That Tung dhe Henri Bismuth, që e ndanë heparin në segmente të pavarura, dhe që mund të trajtohet secili veç e veç, pa kompromentuar funksionin e pjesës së mbetur.

Madhësia e heparit dhe vendndodhja  anatomike e tij e bëjnë këtë organ të jetë më i ekspozuar se organet e tjera intra-abdominale, si në traumat e mbyllura, ashtu dhe në ato penetrante.

Dëmtimet e rënda parenkimale dhe venoze të heparit, si dhe dëmtimet e triadës portale vazhdojnë të jenë një sfidë edhe për kirurgun më të talentuar të traumës hepatobiliare, për arsye se këto dëmtime shpesh e çojnë pacientin drejt vdekjes. Prandaj, pavarësisht nga përparimet që kanë ndodhur në menaxhimin e dëmtimeve hepatobiliare, nevojiten shumë rrugë të reja eksplorimi për të përmirësuar dhe avancuar metodat e trajtimit [1], [2].

Trajtimi i traumave të heparit ka evoluar ndjeshëm vitet e fundit. Zhvillimet në fushën e  imazherisë kanë krijuar mundësi të reja për një ndjekje në dinamikë dhe me shumë efikasitet të këtyre dëmtimeve. Dëmtimet hepatike gjenden në 20% të rasteve të politraumës së mbyllur [3]. Para 15-20 vitesh, të gjjitha dëmtimet hepatike traumatike janë operuar, por në 50 deri në 80 % të rasteve nuk është gjetur hemorragji aktive [4], [5]. Rezultatet negative të rezeksioneve hepatike në urgjencë dhe hemorragjitë e pakontrolluara kanë krijuar konceptin që paketimi perihepatik është metoda më e mirë që mund të sigurojë mbijetesën. Shumica e dëmtimeve hepatike, rreth 70-80%, trajtohen në mënyrë konservative. Koncepti për laparatomi të shkurtër më pak se një orë dhe ri-intervent të programuar në traumat e rënda të heparit krijon kohën e nevojshme për reanimim adekuat, për formim ekipi dhe plotësim kushtesh në bllokun operator. Traumat e mbyllura të heparit komplikohen nga një sindromë hemorragjike në 15% të rasteve [6]. Dështimi i trajtimit konservativ ndodh në 15% të rasteve, shpesh për dëmtime extrahepatike, apo nga laparatomi të bardha [7], [8].

Graviteti i plagëve me armë të ftohta është i kondicionuar nga gjatësia dhe gjerësia e tyre, ndërsa për armët e zjarrit varet, mbi të gjitha, nga sasia e energjisë potenciale të çliruar nga predha, gjithashtu, varet nga këndi i penetrimit, tipi i municionit, përbërja, kapaciteti për t'u fragmentuar dhe natyra e indeve që përshkon plumbi.

Pak dëmtime me penetrim në abdomen menaxhohen me rrugë konservative  Penetrimi peritoneal ka autorizuar eksplorimin operator prej shumë vitesh. Megjithatë, shumë qendra traumash kanë adaptuar administrimin konservativ, selektiv të plagëve me thikë në hypokondrin dextra.  Nance dhe Cohn  mbështesin trajtimin konservativ, selektiv në pacientët me hemodinamikë stabël, ose të stabilizuar, dhe që nuk paraqesin shenja të irritimit peritoneal [45]. Trajektet penetruese në parenkimën hepatike përbëjnë një sfidë për kirurgun. Shpesh ato janë të një thellësie dhe gjatësie të madhe duke e bërë të pamundur vizualizimin e të gjithë dëmtimit.

Tamponimi perihepatik realizon ndalimin e hemorragjisë në një kohë të shkurtër, dhe është bërë metoda më e përdorshme dhe më e suksesshme për trajtimin e dëmtimeve të rënda

Dëmtimet biliare extrahepatike dhe të triadës portale zënë rreth 0,07%-0,21% të të gjitha pranimeve me trauma në qendrat traumatike të nivelit të parë [80], [81]. Megjithëse këto dëmtime janë të rralla, vlerësimi dhe trajtimi i tyre është i vështirë. Problemet teknike që krijohen nga hemorragjia e vazhduar, dëmtimi i organeve të tjera të afërta, kalibri i vogël i kanaleve të triadës mund të jenë të pakapërcyeshme. Diagnostikimi dhe trajtimi në kohë i këtyre dëmtimeve të rënda shton frekuencën e mbijetesës kundrejt atyre që janë trajtuar me vonesë. Dëmtimi i kësaj zone shoqërohet me një mortalitet të përgjithshëm prej 50%.

Dëmtimet e koledokut extrahepatik zbulohen, së pari, vetëm në kohën kur kryhet laparotomia në pacientët në gjendje shoku, me dëmtime të tjera të rënda hepatike, vaskulare, pankreatike ose të duodenit dhe, së dyti, zbulohen me vonesë, shpesh, pas 24 orësh, por ndonjëherë deri në 6 javë pas traumës[81].

Në praktikën spitalore, autorët sugjerojnë kryerjen e një skaneri rikontrolli 5-7 ditë pas traumës në pacientët me dëmtime nga grada III deri në gradën V. Por çdo ndryshim i tablosë klinike kërkon një ekzaminim të menjëhershëm me CT.

Mortaliteti i PIA është 100% në mungesë të një trajtimi të shpejtë dhe korrekt. . "Nëse nuk e mendon, nuk e gjen atë".

 

Nuk ka protokolle të prera për kohën e rifillimit të jetës aktive për pacientët me traumë hepatike pa ndërlikime. Por, përgjithësisht, është përdorur praktika e ndërprejes së aktivitetit normal të pacientit për 4 muaj. Kjo praktikë është përfituar, kryesisht, nga ndekja me CT, e shërimit të dëmtimeve hepatike. Me ekzaminimin skanerik është konstatuar se shumica e dëmtimeve hepatike shërohen brenda 3 muajsh.

 

 

 

 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit