Doktoratura

FAKTORËT E RISKUT KARDIOVASKULAR DHE RËNDËSIA E MODIFIKIMIT TË TYRE NË PACIENTËT E DIALIZUAR - Zheni Gjergji

HYRJE
Sëmundja renale kronike (SRK) përbën sot një problem madhor sa të vështirë aq edhe kompleks. Sot SRK po konsiderohet si një problem jo vetëm i nefrologjisë dhe shëndetit publik, por dhe i mjeksisë botërore pasi po vihet re një rritje e incidencës dhe prevalencës së pacientëve që kërkojnë terapi renale zëvendësuese.
Terapia hemodialitike prezantohet sot si foma më e përdorshme dhe më efikase e trajtimit renal zëvendësues. Babai i Hemodializës, Belding Scribner, ishte i vetëdijshëm për problemet që do të kishte hemodializa, por problemi më madhor me të cilin po përballemi ne sot, është vdekshmëria e rritur kardiovaskulare në këtë popullatë. ?Ndaj sot çrregullimet kardiovaskulare në hemodializë dhe uremia përfaqësojnë një nga aspektet më të rëndësishme të kujdesit modern nefrologjik.(145).

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
FAKTORËT E RISKUT KARDIOVASKULAR DHE RËNDËSIA E MODIFIKIMIT TË TYRE NË PACIENTËT E DIALIZUAR - Zheni Gjergji

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit