Doktoratura

KONSIDERATAT MBI TRAJTIMIN E KOMBINUAR DHE MBIJETESËN E PACIENTEVE ME KANCER BRONKOPULMONAR ME QELIZA JO TË VOGLA QË KA PËRFSHIRË MURIN TORAKAL - Z. Fadil Gradica

HYRJA
Incidenca e kancerit pulmonar ka ecur deri tani me përmasa epidemike. Sipas Amerikan Cancer Societiy për vitin 2000 incidenca e rasteve të reja ishte 169,500 dhe raporti M/F 1,2:1. Sëmundjet malinje të pulmoneve qëndrojnë në vendin e dytë të shkaktareve të vdekjes, pas atyre kardiovaskulare. Karcinoma bronkogjene tek meshkujt qendron në vendin e parë (1). Me zhvillimin e mjekësisë në këtë shekull dhe sidomos në 10-vje?arin e fundit të bazuar në zhvillimet teknologjike aplikative në mjekësinë moderne u bë e mundur që në aspektin kirurgjikal të realizohet ëndrra e shumë kirurgëve eksperimentalë nga fundi i shekullit të kaluar dhe sidomos i pionierëve të kirurgjisë torakale të bejnë intervente kirurgjikale nga më të komplikuarat. Zhvillimi i teknikave operatore ishte i lidhur ngushtë me nivelin e zhvillimit të anestezi-reanimacionit dhe shkallën e zhvillimit diagnostik. Me aplikimin e teknologjisë moderne në mjekesinë aktuale sidomos në 10 vitet e fundit janë arritur aplikime maksimale në kirurgjinë e rezeksioneve pulmonare sidomos ato bronkoplasike dhe vaskulare.
Shumë kirurgë torakalë duke pasur parasyshë se karcinoma bronkiale është aktualisht shkaktari që zë vëndin e dytë të vdekjeve të pacientëve pas sëmundjeve kardiovaskulare, u orientuan drejt luftimit të kësaj sëmundjeje nëpërmjet trajtimit kirurgjikal, si trajtim primar.
Më vonë me zhvillimin e mendimit shkencor u arrit në konkluzionin se për trajtimin adekuat të kësaj sëmundjeje kërkohet bashkëpunim i ngushtë, kirurg torakal, pneumolog, radiokimioterapeut (onkolog), radiolog, duke zhvilluar në këtë mënyrë konceptin e trajtimit multimodal të pacientëve me karcinomë bronkopulmonare.
Është puna e studimeve dhe hulumtimeve shkencore mjekësore e së ardhmes që të arrihet edhe më shumë në këtë drejtim.
Trajtimi kirurgjikal i kancerit bronkopulmonar me qeliza jo të vogla Rezeksioni kirurgjikal për kancerin pulmonar, vlerësohet akoma si metoda më efektive në kontrollin e tumorit primar, me kusht që ai të jetë i rezekueshem për trajtim dhe reziqet e kësaj procedure të jenë të ulta ose të pakëta.
Radioterapia kur përdoret vetëm, ose e kombinuar me kemioterapi, ka qenë efektive në trajtimin paliativ dhe ka rezultuar në disa raste kurative, por që nuk ka arritur përqindjen e suksesit kirurgjikal.
Sot përveç trajtimit kimioterapeutik të SCLC kanceri me qeliza të vogla në stadet e avancuara për shkak të mos kurimit jo të rrallë, është kombinuar me kirurgji dhe radioterapi.

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
KONSIDERATAT MBI TRAJTIMIN E KOMBINUAR DHE MBIJETESËN E PACIENTEVE ME KANCER BRONKOPULMONAR ME QELIZA JO TË VOGLA QË KA PËRFSHIRË MURIN TORAKAL - Z. Fadil Gradica

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit