Doktoratura
INCIDENCA E EMBOLISЁ GRASOZE NЁ PACIENTЁT ME FRAKTURA TЁ KOCKAVE TЁ GJATA (FEMORI, TIBIE DHE BACIN). PЁRDORIMI I KOMBINUAR I ANTIKOAGULANTЁVE ME METILPREDNISOLON SI NJЁ FAKTOR PARANDALUES - Znj. ELIDA HYSA
Parathënie
Tranzicioni social-ekonomik dhe politik në Shqipëri është shoqëruar me ndryshime të rëndësishme në të gjitha fushat e zhvillimit në nivel kombëtar. Kjo ka bërë që struktura e përgjithshme e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë të jetë përafruar së tepërmi me modelet e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së vendeve të zhvilluara të Europës Perëndimore. Kjo nënkupton që shkaqet kryesore të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në vendin tonë janë sëmundjet kronike të tilla si tumoret apo sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet e “mirëqënies” si obeziteti. Përveç këtyre ndryshimeve që lidhen kryesisht me ndryshimet social-ekonomike, ndryshimin e rëndësishëm të stilit të jëtesës, zhvillimin e infrastrukturës, përparimin e industrisë dhe teknologjisë farmaceutike, ka patur dhe një shtim tepër të madh të mjeteve motorike dhe aksidenteve të lidhura me përdorimin e tyre. Ky është faktori kryesor që ka ndikuar në një rritje të konsiderueshme të numrit të frakturave të kockave të gjata (femuri dhe tibia) dhe të kockave të bacinit.
Frakturat e kockave të gjata dhe të bacinit janë një faktor i mirënjohur rreziku, për embolitë në përgjithësi, dhe për embolinë grasoze në veçanti. Gjithashtu, duke qënë se individët me fraktura të kësaj natyre janë subjekte të infuzioneve të shpeshta, atëherë rritet akoma më tej rreziku për shfaqjen e këtij fenomeni të rrezikshëm për jetën e pacientëve. Përdorimi i kombinuar i antikoagulantëve dhe metilprednisolonit ka treguar se ul rrezikun për shfaqjen e embolisë grasoze në pacientët që kanë pësuar fraktura të kockave të gjata dhe të bacinit.
Informacioni lidhur me embolinë grasoze që pason frakturat e kockave të gjata dhe të bacinit si dhe trajtimi farmakologjik i kësaj gjendjeje duke kombinuar antikoagulantët me metilprednisolon dhe efektet e tij është shumë i pakët në mos jo ekzistent në Shqipëri. Për këtë arsye mendoj se ky studim shkencor ofron një panoramë të përgjithshme lidhur me embolinë grasoze nga frakturat e kockave, trajtimin dhe parandalimin e saj në vendin tonë, duke plotësuar boshllëkun që ekziston në këtë drejtim në Shqipëri.
Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
INCIDENCA E EMBOLISЁ GRASOZE NЁ PACIENTЁT ME FRAKTURA TЁ KOCKAVE TЁ GJATA (FEMORI, TIBIE DHE BACIN). PЁRDORIMI I KOMBINUAR I ANTIKOAGULANTЁVE ME METILPREDNISOLON SI NJЁ FAKTOR PARANDALUES - Znj. ELIDA HYSA