Doktoratura
VLERËSIMI I PROGRESIT PËR ELEMINIMIN E DEFIÇENCËS JODIKE NË SHQIPËRI, PAS FUTJES SË KRIPËS SË JODIZUAR - Zj. Jolanda HYSKA
PERMBLEDHJE
Qëllimi: Vlerësimi i progresit për eleminimin e defiçencës jodike në Shqipëri pas futjes së kripës së jodizuar.
Metodologjia: Ky studim është i tipit transversal, i kryer në një kampion përfaqësues të popullatës. Metoda e kampionimit të përdorur është ajo e rekomanduar nga WHO dhe ICCIDD e kampionimit të stratifikuar në klastera, në përputhje me permasën e popullatës (probability proportionate to size”). Në studim janë përfshirë 840 fëmijë të moshës 6-12 vjec që jetojnë në 4 zona të ndryshme gjeografike dhe 365 gra shtatzëna të po atyre zonave ku u përzgjodhën fëmijët. Indikatorët e përdorur ishin: nivelet e jodit në urinë, ekzaminimi i gjëndrës tiroide me palpim dhe ekografi dhe nivelet e jodit në kripën që përdoret në familje.
Rezultatet: Mediana e përqëndrimit të jodit në kripë në nivel familjeje rezultoi 21, 2 mg/kg. Shkalla e jodizimit të kripës ishte si vijon: 60, 3 % e mostrave ishin të jodizuara në mënyrën e duhur (?15 ppm) dhe në 39, 7 % të tyre jodizimi u gjet nën nivelet e rekomanduara (<15 ppm). Prevalenca e gushës tek fëmijët rezultoi: me palpim 53, 5 % dhe me ultrasonografi 21.1 %. Mediana e jodit në urinë ishte 86, 2 µg/L, me luhatje të dukshme midis zonave të ndryshme (3.52 – 1079 µg/L). Niveli i jodit në urinën e femijeve u gjet si vijon: në 55, 6 % të fëmijëve nën 100µg/L dhe në 26.7 % të tyre me i ulët se 50 µg/L. Ndërsa mediana e jodit urinar tek gratë shtatzëna rezultoi 95.3 ?g/L.
Përfundime: Shqipëria, edhe pas futjes së përdorimit të kripës së jodizuar, rezulton të jetë një vend me defiçencë jodike, e cila është më e shprehur në zonat e brendshme malore. Prandaj vëmendja duhet të përqëndrohet në rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës mbi përfitimet në shëndet nga përdorimi i kripës së jodizuar si dhe në përmirësimin e cilësisë së kësaj kripe që i ofrohet konsumatorit.
Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
VLERËSIMI I PROGRESIT PËR ELEMINIMIN E DEFIÇENCËS JODIKE NË SHQIPËRI, PAS FUTJES SË KRIPËS SË JODIZUAR - Zj. Jolanda HYSKA