Doktoratura

TRAJTIMI I FISURËS ANALE ME TEKNIKËN E SFINKTEROTOMISË LATERALE TË MAJTË - FAKTORET E NDERLIKIMIT TE KALKULOZES SE KOLECISTES DHE TRAJTIMI KIRURGJIK I TYRE - Enton Bollano

PARATHËNIE
Fisura anale është një patologji e shpeshtë e kanalit anal.Ajo makroskopikisht është një lezion mukokutan i kanalit anal me lokalizim më të shpeshtë posteriorisht. Lokalizimi anterior është më i rrallë dhe prek më tepër femrat sidomos pas lindjes.
Në pjesën më të madhe të rasteve ajo përshkon rrugën nga niveli i kripteve deri në margon anale. Referohet se lokalizimet laterale të fisurës anale kanë shkaqe sekondare. Fisura anale trajtohet në dy mënyra në varësi të kronicitetit të patologjisë. Fisurat akute në shumicën e tyre shërohen me trajtim konservativ. Fisurat kronike trajtohen vetëm kirurgjikalisht.  
Dhimbja e karakterit djegës e fortë dhe e dominuar me vështirësi është ankesa kryesore e pacientëve me këtë patologji. Kurba e dhimbjes e lidhur me aktin e defekimit është karakteristikë patognomonike e pacientëve që vuajnë nga fisura anale.
Trajtimi kirurgjikal është përshkruar për herë të parë nga Brodie në vitin 1835 me teknikën e “sfinkterotomisë së aparatit sfinkterien”. Në vitin 1951 Eisenhammer dhe Goligher realizuan “sfinkterotominë lineare interne”. Në vitin 1971 Notaras realizoi “sfinkterotominë lineare interne laterale të mbyllur” duke perfeksionuar të njëjtin intervent të realizuar nga Parks në rrugë të hapur në vitin 1967. Në vitin 1990 në klinikën “Saint Marks” në Londër u realizua dhe rekomandua sfinkterotomia laterale mbi bazën e teorisë së sfinkterotomisë së kalibruar.  
Për një periudhë të gjatë kohe 15 vjeçare në klinkën tonë kjo patologji është trajtuar me teknikën e sfinkterotomisë posteriore. Kjo teknikë krahas kurimit të patologjisë shkaktonte dëmtim permanent të kontinencës në një pjesë të konsiderueshme të pacientëve dhe plaga operatore shërohej me vonesë dhe vështirësi.
Teknika e sfinkterotomisë laterale është një teknikë e cila konsiston në prerjen e muskulit anal lateralisht. Ajo egzekutohet në dy mënyra. Sfinkterotomia e hapur dhe ajo e mbyllur. Të dyja teknikat janë superiore krahasuar me teknikën e sfinkterotomisë laterale posteriore si përsa i përket dëmtimit të kontinencës dhe riaftësimit të shpejtë të pacientit. Nga ana tjetër të dyja teknikat e sfinkterotomisë laterale të majtë kanë diferenca midis tyre lidhur me mënyrën e egzekutimit dhe rezultatet postoperatore në favor të teknikës së mbyllur.
Në vitin 1999 shoqata Amerikane e Kirurgëve Kolorektal dhe ajo Europiane vendosën të rekomandojnë sfinkterotominë laterale si teknikën e vetme për trajtimin e fisurës anale kronike.
Ky punim ka për qëllim të prezantojë rezultatet e secilës teknikë: sfinkterotomisë laterale të hapur dhe të mbyllur në trajtimin e fisurës anale kronike. Ai është rezultat i punës së përbashkët të realizuar nga stafi i mjekëve të klinikës së tretë të kirurgjisë drejtuar nga Prof Dr Nikollaq Kaçani.

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
TRAJTIMI I FISURËS ANALE ME TEKNIKËN E SFINKTEROTOMISË LATERALE TË MAJTË - FAKTORET E NDERLIKIMIT TE KALKULOZES SE KOLECISTES DHE TRAJTIMI KIRURGJIK I TYRE - Enton Bollano

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit