Doktoratura
VENTILACIONI JOINVAZIV DHE INVAZIV NЁ INSUFICIENCЁN RESPIRATORE AKUTE - Ilirjana Bakalli(Klironomi)
PARATHËNIE
Insuficienca respiratore përbën një nga problemet më të mprehta dhe më të shpeshta në terapitë intensive pediatrike.
Në të kaluarën, menaxhimi standart për pacientët me insuficiencë respiratore në TIP ishte intubimi endotrakeal dhe ventilacioni invaziv, që natyrisht përbën një nga zbulimet më të rëndësishme për trajtimin e insuficiencës respiratore dhe një nga ndërhyrjet më të thelbësore për shpëtimin e jetës. Por duke qënë ndërhyrje invasive, ventilimi invaziv shoqërohet me komplikacione të shumta. Tashmë, gjithnjë në rritje si zgjedhje e parë konsiderohet ventilacioni joinvaziv (VJI), kjo me dëshirën për të shmangur komplikacionet e ventilacionit invaziv.
Deri para disa vitesh ventilacioni joinvaziv aplikohej vetëm në disa qendra në Europë, ishte “e drejtë” e disa njerëzve ose grupeve të vogla dhe përdorej thuajse në mënyrë klandestine, sot përbën zgjedhjen e parë për ventilim në shumë vende.”
Megjithatë shumica e të dhënave të deritanishme janë për adultët dhe neonatët, dy popullata vërtet të ndryshme. Nuk ka akoma studime të mjaftueshme të randomizuara për të vendosur rekomandime të gradës A dhe B për fëmijët.
Ne vendosëm të zgjidhnim trajtimin me VJI si linjë të parë të suportit në fëmijët me insuficiencë respiratore akute të përfshirë në studimin tonë, pasi paraqet përfitime si për individin (ruan gëlltitjen, të folurën dhe kollën fiziologjik), për personelin mjekësor ( pasi është i thjeshtë per tu aplikuar, shmang stresin e bllokimit te tubit endotrakeal apo esktubimit aksidental), por dhe për shoqërinë shoqërinë pasi ulet
ditëqëndrimi në spital dhe në TIP, duke sjellë kështu ulje të kostos së trajtimit.
Nëpërmjet studimit tonë ne do të vlerësojmë efikasitetin e VJI në insuficiencën respiratore si dhe vlefshmërinë e zbatimit të saj në drejtim të reduktimit të kostos së pacientit.
Falenderoj ekipin e mjekëve dhe infermierëve të Terapisë Intensive të Pediatrisë, pa ndihmen e cmuar të të cilëve nuk do arrija të realizoja studimin tim.
Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
VENTILACIONI JOINVAZIV DHE INVAZIV NЁ INSUFICIENCЁN RESPIRATORE AKUTE - Ilirjana Bakalli(Klironomi)