Doktoratura

VËZHGIME EPIDEMIOLOGJIKE DHE KONSIDERATA TERAPEUTIKE RRETH LIMFOMËS JO-HODGKIN TEK FËMIJËT - MIRELA XHAFA(BIZHYTI)

HYRJA
Vështrim i përgjithshëm.
Nga ana e saj, onkologjia pediatrike, me veçoritë e saj gjenetike,  histologjike, klinike, terapeutike  etj., mbetet një objekt i veçantë e  “i preferuar” që tërheq fort vëmendjen. Subjekti është më “delikat” dhe qëndrimet duhen peshuar mirë, pasi prishja e ekuilibrave ndodh më lehtë e mund të na përballë me të papritura të pakënaqshme. Incidenca e tumoreve pediatrike përbën vetëm 2-3% të atyre të adultëve. Shumë neoplazi të fëmijëve kanë veçori histologjike që ngjajnë me indet fetale në stadet e ndryshme të zhvillimit, e ndonjëherë në fakt përcaktohen si me bazë embrionale. Tumoret e fëmijëve kanë tendencë të kenë një periudhë të shkurtër latence. Ndërsa shpesh përgjigjen më mirë ndaj kemioterapisë, se tumoret e adultëve.  Klasifikimet e tumoreve pediatrike bazohen më shumë në të dhënat histologjike se në topikën primare të tyre.

Limfomat në neoplazinë pediatrike përbejnë një sfide të rëndësishme , me një peshë të konsiderueshme në morbozitetin pediatrik në përgjithësi e në atë neoplazik në veçanti.  Kështu në fakt ato radhiten në vend të tretë pas leucemive dhe tumoreve të trurit. Ndërsa limfomat në tërësi  përbëjnë rreth 15% të neoplazive pediatrike, Limfomat Jo Hodgkiniane (Lymphoma Non Hodgkin-LNH), përbëjnë rreth 9% të këtij grupi  neoplazmash. Nga ana tjetër për tipa të veçanta histologjikë të LNH-së, mortaliteti mbetet i lartë e përbën shqetësim për specialistët dhe studiuesit e fushave të përfshira në menaxhimin e kësaj patologjie, në kërkim të qëndrimeve më të përshtatshme, e më premtuese.

Progreset e arritura gjatë 20 viteve të fundit në fushën e onkologjisë, hematologjisë dhe laboratorit kanë ndryshuar dukshëm qëndrimin diagnostik dhe terapeutik ndaj neoplazive pediatrike. Falë arritjeve të reja në fushën e biologjisë molekulare dhe asaj citogjenetike, janë përpunuar e hartuar protokolle të reja të terapisë, me specifitet më të lartë, me konsekuencë rritjen e efektshmërisë, me mundësi më të mëdha të shërimit. Mundësitë për një terapi suporti më të mirë, antiinfektive dhe transfuzionale, futja në praktikën klinike të faktorëve të rritjes qelizore hemopoietike dhe përdorimi i qelizave staminale hemopoietike, kanë shënuar më tej, një përmirësim mjaft të dukshëm të prognozës së neoplazive pediatrike. Dhe pretendohet, jo vetëm rritja e jetëgjatësisë, por një jetë krejt cilësore, larg dhe pa komplikacione të afërta e të  largëta.

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
VËZHGIME EPIDEMIOLOGJIKE DHE KONSIDERATA TERAPEUTIKE RRETH LIMFOMËS JO-HODGKIN TEK FËMIJËT - MIRELA  XHAFA(BIZHYTI)

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit