Doktoratura

Studimi i ngarkeses bakteriale si dhe vleresimi i cilesise dhe sigurise se ujit te ambalazhuar te konsumuar ne qytetin e Tiranes gjate periudhes 2002-2008 - Zj. TONE IMERAJ

Pas oksigjenit, uji është ndoshta burimi më substancor, që nevojitet për mbijetesën e njerëzimit. Por relativisht një numër i vogël njerëzish e vlerësojnë paçmueshmërinë e ujit dhe rolin e tij vital në të gjitha fushat e jetës.

Pa ujin që na rrethon ne - pa lagështinë e ajrit, pa ujrat në përgjithësi të përrenjve, lumenjve, liqeneve, deteve etj, pa rrjedhjen e ujit në çesmat tona - jetët tona do të ishin të pamundura. 80% e trupit tonë është formuar nga uji dhe 2/3 e sipërfaqes së planetit është mbuluar me ujë. Pra në njëfarë mënyre jeta jonë e përditshme është e ndërtuar dhe përcaktohet nga uji - uji është kultura jonë, jeta jonë.

Shumë njerëz në shumë vende të botës vuajnë nga furnizimi me ujë në sasi të pamjaftueshme dhe me cilësi të papërshtatshme. Për pasojë, llogariten me miljona njerëzit që sëmuren çdo vit nga infeksionet që transmetohen nëpërmjet ujit dhe nga sëmundjet që janë pasojë e sasisë së pamjaftueshme të tij.............

Konsumimi i ujit të amballazhuar është rritur shumë në botë për 30 vitet e fundit. Ai është sektori më dinamik i gjithë industrisë ushqimore dhe e pijeve. Edhe në Shqipëri ndodhi një fenomen i tillë, sidomos në Tiranë ku si pasojë e lëvizjes së madhe të popullsisë numri i banorëve arrin rreth 800 mijë, vihet re se vitet e fundit është shtuar shumë përdorimi i ujrave të amballazhuara nga popullata, jo vetëm si rezultat i mungesës së ujit të pijshëm të rrjedhshëm në rrjetin e ujësjellësit, por edhe si rezultat i ndryshimimeve sociale dhe i mentalitetit të njerëzve.

Punimi “Studimi i ngarkesës bakteriale si dhe vlerësimi i cilësisë dhe sigurisë së ujit të amballazhuar të konsumuar në qytetin e Tiranës gjatë periudhës 2002-2008” ka për qëllim të paraqesë një pamje të plotë të asaj çfarë dihet dhe çfarë nuk dihet mbi ujrat e amballazhuara, cilësinë e tyre,  faktorët e ndotjes dhe impaktin që kanë këta faktorë në magnitudën e ndotjes të këtyre ujrave.    

Por ndotja e ujit të amballazhuar mund të parandalohet. Sektori shëndetësor është një partner i rëndësishëm në këtë proces. Për këtë nevojitet një koordinim dhe bashkëpunim i ngushtë përmes shumë sektorësh dhe disiplinash, ku edhe angazhimi politik është esencial. I rëndësishëm është forcimi i legjislacionit, sigurimi i zonave të mbrojtjes sanitare të burimit, mirëmenaxhimi i proceseve të prodhimit, si dhe aplikimi me përpikmëri i sistemit të  sigurisë  së   cilësisë   HACCP.

Konkluzionet dhe rekomandimet e punimit synojnë të kontribuojnë në promovimin e të gjitha atyre masave që do të ndihmonin në kontrollin dhe parandalimin e ndotjes së ujit të amballazhuar.

Së  fundmi, me besimin se punimi ynë do të përmbushë qëllimin për të cilin është iniciuar, mirëpresim me kënaqësi çdo koment tuajin.

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
UJI

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit