Doktoratura

VLERËSIMI I CILËSISË NË KUJDESIN PARËSOR SHËNDETËSOR NË RAJONIN E GJILANIT, KOSOVË - Z. Zejdush Tahiri

Kosova, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 duke u bërë shteti më i ri në Europë, trashëgoi një sistem të kujdesit shëndetësor tepër të fragmentuar që karakterizohej nga infrastruktura dhe pajisjet e dobëta shëndetësore, pagesa të larta nën dorë, mungesa e shërbimeve komunitare dhe rroga dhe kualifikime të ulëta dhe jo të mjaftueshme të stafit mjekësor.

Kjo situatë, së bashku me reformat në vazhdim dhe situatën e paqartë politike, kanë lënë gjurmët e tyre në të gjitha fushat e jetës në Kosovë, përfshirë dhe kujdesin shëndetësor. Megjithë përpjekjet e bëra gjatë viteve të fundit dhe angazhimit të agjensive ndërkombëtare, sërisht sistemi shëndetësor në Kosovë mbetet në udhëkryq. Dhe këtë gjendje e ndjejnë më shumë se kushdo pikërisht përdoruesit e kujdesit parësor shëndetësor, i cili është hallka e parë që lidh individin me shërbimet shëndetësore.

Për përmbushjen me sukses të vizitës mjekësore është e rëndësishme që si stafi mjekësor ashtu edhe pacientët të realizojnë pritshmëritë e tyre. Qytetarët e Kosovës meritojnë të shërbehen me cilësi dhe përkushtim. Pikërisht për këtë arsye, vendosa të kryej këtë studim me shpresën së do të mund të hedhë sadopak dritë rreth determinantëve të kënaqësisë së përdoruesve të sistemit parësor dhe stafit që punon në këtë sistem.

Shpresoj që ky punim shkencor të japë kontributin e tij real për përmirësimin e situatës në kujdesin parësor shëndetësor në Gjilan dhe në të gjithë Kosovën.

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
VLERËSIMI I CILËSISË NË KUJDESIN PARËSOR SHËNDETËSOR NË RAJONIN E GJILANIT, KOSOVË

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit