Doktoratura

NDIKIMI I USHQIMIT ENTERAL NË PARAQITJËN E PNEUMONIVE TEK PACIENTËT NË VENTILIM MEKANIK - DR. QAMILE MORINA

Viteve të fundit perkrahja për aplikimin e ushqimit enteral tek pacientët e rëndë në Mjekimin Intenziv ka evoluar si një komponentë thelbësor në kujdesin e këtyre pacientëve.Mosushqyerja ka qenë e lidhur me rezultate të dobëta në mesin e pacientëve të Mjekimit Intenziv, siç dëshmohet nga morbiditeti dhe mortaliteti i lartë si dhe kohëzgjatja e qendrimit në Mjekimin Intenziv. Viteve të fundit numri i madh i studimeve në bazë të dhënave sugjeron se në prani të një zorre funksionale, të ushqyerit duhet të administrohet nëpërmjet rrugës enterale kryesisht për shkak të morbiditetit të lidhur me mënyrat e tjera të të ushqyerit. Efektet favorizuese të ushqyerit enteral përfshijnë: përdorimin më të mirë të substratit ushqyes, parandalimin e atrofisë mukozale, ruajtjen e florës se zorrëve, integritetit dhe imuno- kompetencës. Prandaj, viteve të fundit ka pasur një interes në rritje në mesin e hulumtuesve për të filluar aplikimin e ushqimit enetral pacientëve sa më shpejtë të jetë e mundur. Studimet eksperimentale në kafshë   kanë  treguar se të ushqyerit e hershëm enteral është  shoqëruar me një ulje të gjendjës  hypermetabolike, me supresion të hormoneve katabolike  dhe me ulje të translokimit  bakterial  nga trakti digjestiv. Gjersa punimet multicentrike humane kanë treguar se të ushqyerit e hershëm enteral u shoqërua me një incidencë shumë më të ulët të infeksioneve dhe kohëzgjatje të reduktuar të qendrimit hospitalor.Mjekimi i të sëmuarve me rrezik jetësor në tridhjet vitet e fundit ka përparuar shumë.  Përkundër përparimit të masave të reanimimit mortaliteti i lartë, posaçërisht në fazën e avancuar të sëmundjës, ende ka mbetur problem i madhë.Mu për këtë vëmendja e shumë hulumtuesve në këto vitet e fundit është drejtuar në këtë fazën e avancuar të sëmundjës, siç janë çrregullimet e rënda metabolike dhe përkrahja jo adekuate e nutricionit që shkaktojnë insuficencë të organeve apo edhe sistemeve të organeve dhe vdekje.Me kohë është bërë e ditur, që mosushqyeshmëria adekuate mund të ketë pasoja fatale dhe që hiperkatabolizmi i të sëmuarve me rrezik jete në kohë shumë të shkurtër shkakton dobësim të statusit nutritivë. Gjithashtu është bërë e ditur, që mortaliteti dhe komplikimet siç është deficiti imunologjik dhe infeksionet korelojnë me malnutricionin .Tani është përgjithësisht e pranuar, që ushqimi enteral meqë është më fiziologjik, më pak invaziv dhe gjithashtu më i lirë është më i preferuar si formë fillestare e përkrahjës nutritive tek të sëmuarit në mjekim intenziv. Punimet e shumta vërtetojnë se ushqimi enteral mundëson përkrahje nutritive më të mirë ngase ruan integritetin e mukozës së traktit gastrointestinal, zvogëlon sekrecionin e hormoneve katabolike. Ushqimi enteral ndikon në rrjetin e sekrecionit të imunoglobulinës A(IgA), i cili ka rëndësinë vedimtare në pengimin e adherencës së bakterjeve në qelizat e mukozës .Nga ana tjetër bëhet e ditur që pneumonia nozokomiale si komplikim i rëndë tek të sëmauarit me rrezik jete lidhet me kolonizimin e lëngut gastrik Posaqërisht tek të sëmuarit në ventilim mekanik me sondë gastrike të vendosur, lëngu i kontaminuar gastrik mund të derdhet në traktin e poshtëm respirator. Sipas shumë autorëve alkalinizimi i lëngut gastrik është arsye kryesore për kolonizimin e tij e kësaj gjithashtu i kontribon me dilucion ushqimi enteral. Prandaj me arsye autorët ushqimi enteral e radhisin në faktorë të rrezikut për pneumoninimë nozokomiale.

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
NDIKIMI I USHQIMIT ENTERAL NË PARAQITJËN E PNEUMONIVE TEK PACIENTËT NË VENTILIM MEKANIK

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit