Doktoratura

EPIDEMIOLOGJIA E SËMUNDJES KRONIKE TË VESHKAVE NË RRETHIN E VLORËS - Z. FEJZI ALUSHI

Të parandalosh sëmundjen është më lehtë se sa ta mjekosh atë. Ky postulat qëndron në themel të mjekësisë së sotme dhe njëkohësisht është mision i saj. Në grupin e Sëmundjeve kronike të veshkave (SKV) përfshihen një numër i madh sëmundjesh të cilat; zënë një vënd me rëndësi në patologjitë humane në përgjithësi dhe në atë të veshkave në veçanti. SKV janë patollogji kronike të veshkave që nga njëra anë janë shumë shkakësore që do të thotë se shkaktohen nga një numër i madh sëmundjesh dhe nga ana tjetër janë multisistemike që do të thotë se prekin njëkohësisht shumë sisteme dhe organe duke e rënduar së tepërmi gjendjen e të sëmurit, duke e bërë jetën e tij shumë të vështirë dhe shpesh herë tejet të rënduar. Ato njëkohësisht kanë prirje që herët apo vonë ,kjo në vartësi të shkakut të tyre, ta çojnë të sëmurin drejtë IRK në stadin e uremisë e më pas në uremi terminale stad në të cilin këta të sëmurë e kanë të vështirë mbijetesën dhe se kanë nevojë për terapi zëvendësuese hemodializë, dializë peritoneale apo transplant. Në një pjesë të mirë të rasteve disa sëmundje renale ose të ashtuquajturit faktorë risku i dëmtojnë heshturazi veshkat pa shenja të dukshme klinike prandaj dhe me të drejtë shumica e autorëve i kanë quajtur këto patollogji si ‘’Killer silenciozë’’. Duhet theksuar fakti se nga parandalimi dhe mjekimi korrekt i SKV dhe aq më tepër i gjendjeve uremike përfitojnë të sëmurët, familja, shteti dhe së fundi shoqëria sepse pakësohen në maksimum shpenzimet e mëdha buxhetore që kërkojnë këta të sëmurë për mjekim me terapi zëvendësuese si Dializë, Dializë peritoneale dhe transplant. Kështu që parandalimi, kapja në kohë si dhe mjekimi korrekt i SKV është një hallkë shumë e rëndësishme si dhe detyrë e mjekësisë së sotme për të penguar progresin e tyre drejt Uremisë e më pas drejt Dializës të paktën me 20% do të bënte që jo vetëm tu kthehej jeta shumë pacientëve, por do të kishim edhe një impakt të ndjeshëm ekonomik mbi financat kombëtare, po aq sa edhe në shpenzimet e përvitëshme qeveritare. Pakësimi me rreth 20% i instalimit të SKV tek të sëmurët është mjaft domethënës për faktin se pakësohet po me 20% instalimi i uremisë që do të thotë përmirësim i cilësisë si dhe zgjatje e jetës së këtyre të sëmurëve. Fejzi Alushi Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë.

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
EPIDEMIOLOGJIA E SËMUNDJES KRONIKE TË VESHKAVE NË RRETHIN E VLORËS

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit