Articles
Mirese erdhet tek Faqja e Fakultetit te Mjekesise
Fjala përshëndetëse me rastin e emërimit Dekan i Fakultetit të Mjekësisë
Prof.Dr. Margarita Gjata
Të nderuar kolegë!
Bashkë fillojmë një kapitull të ri në historinë e Fakultetit të Mjekësisë. Jam e nderuar të jem në krye të një ekipi kaq profesional, të talentuar dhe të përkushtuar në të njëjtën kohë.
Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për bashkëpunimin e të gjithëve për ta çuar përpara Fakultetin e Mjekësisë. Kemi një vision të qartë për të krijuar një mjedis akademik të shkëlqyer, për mësimdhënie dhe kërkime shkencore, ku studentët tanë mund të zhvillojnë plotësisht potencialin e tyre. Për të realizuar këtë vizion, nevojitet kontributi juaj.
Ju si Shefa Departamentesh, jeni udhëheqësit tanë dhe mbështetja juaj është thelbësore për suksesin e përbashkët; Prof. Vera Ostreni, Prof. Gentian Vyshka, Prof. Alma Idrizi, Prof. Etleva Refatllari, Prof. Alban Dibra, Prof. Najada Çomo, Prof. Arben Beqiri, Prof. Ali Tonuzi, Prof. Ermira Kola, Prof. Ariel Çomo, Prof. Eliona Demaliaj, Prof. Ilir Alimehmeti, Prof. Suela Këllici, Prof. Gentiana Qirjaku, Prof. Liri Hoxha dhe Prof.Arben Lloja. Ju ftoj të bashkojmë forcat dhe të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për Fakultetin e Mjekësisë. Së bashku mund të arrijmë gjithçka.
Ndihem e entuziasmuar, pasi krah meje në në këtë udhëtim do të jenë dhe tre koleget; Prof. Najada Como, Prof. Alma Idrizi, Prof. Iliriana Bakalli të cilat sjellin me vete një pasuri përvojash dhe ide të reja.
Shpreh mirënjohje dhe kundrejt stafit ndihmës akademik dhe ndihmës administrativ ku siç e dimë të gjithë, bashkëpunimi është çelësi i suksesit në çdo ekip. Në botën dinamike të sotme, sfidat që përballojmë janë komplekse dhe kërkojnë një përpjekje të përbashkët për t’u adresuar.
Unë besoj se duke punuar së bashku, duke shkëmbyer ide dhe duke ndarë ekspertizën tonë , mund të gjejmë zgjidhje innovative për çdo problem.
Ju lutem, mos hezitoni të ndani idetë tuaja dhe të jepni sugjerimet tuaja. Së bashku mund të krijojmë një mjedis ku të gjithë të ndihen të vlerësuar dhe të motivuar.
Me respekt,
Margarita GJATA.