N J O F T I M

Në vijim të njoftimit të Rektorit Prof. Arben GJATA për vaksinimin e studentëve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Në zbatim të shkresës Nr. 5447/2, datë 06.10.2021 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për marrjen e masave për realizimin e procesit të vaksinimit të studentëve dhe personelit të institucioneve të arsimit të lartë nga personeli mjekësor”, njoftojmë se procesi i vaksinimit do të kryhet në ambientet e Fakultetit të Shkencave Teknike, UMT
datë 11-18 tetor 2021,
Salla: Amfiteatri i FSHMT-së;
Zyra e Informacionit: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Vaksinat që do të kryhen janë : AstraZeneca dhe Sinovac.
Shënim:
Studentët apo personeli akademik dhe ai jo akademik, që do të vaksinohen, duhet të paraqiten me dokument identifikimi me vete.

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit