"Muaji i Ndergjegjesimit mbi Kancerin e Gjirit - Webinar Informues"

Muaji tetor eshte Muaji i Ndergjegjesimit mbi Kancerin e Gjirit.
Ne kete kontekst,
Departamenti i Promocionit Shendetesor (ISHP) ne bashkepunim me
Departamentin e Shendetit Publik (FM)
organizon aktivitetin me titull:
"Muaji i Ndergjegjesimit mbi Kancerin e Gjirit - Webinar Informues"
Date 29 tetor 2020, ora 15:00.
Per te qene pjesemarres ne aktivitet, plotesoni kete formular ne linkun:
Aktiviteti eshte ne proces akreditimi nga QZHP-QKEV.
Pjesemarrja eshte pa pagese.
Te dhenat tuaja do te menaxhohen ne baze te ligjit ne fuqi dhe vetem per raportimin e krediteve ne QKEV.
Ju mirepresim!

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit