WebinHealth Webinars (akredituar me 2 kredite/ditë nga QZHP-QKEV)

WebinHealth Webinars (akredituar me 2 kredite/ditë nga QZHP-QKEV)
 
Pandemia nga COVID-19 i vuri sistemet e kujdesit shëndetësor përballë sfidave të shumta. Vështirësitë me të cilat u përballën dhe po përballen profesionistët e shëndetësisë në komunikim me pacientët, profesorët dhe studentët për të zhvilluar mësimdhënie, kërkime shkencore, veprimtari trainimi, shkëmbim përvojash dhe konsultime në distancë, kërkojnë zgjidhje. Një ndër zgjidhjet është komunikimi nëpërmjet rrjetit dixhital, webinhealth.
Projekti, në kuadër të Iniciativës së Evropës Qendrore (Central European Initiative – CEI) midis Rajonit Emilia-Romagna, Itali, përfaqësuar nga Lepida dhe Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, synon të përshpejtojë inovacionin dixhital në sistemin shëndetësor në Shqipëri përmes webinareve interaktive, që do të zhvillohen nga Tetor 2020 deri në Janar 2021.
Lepida ScpA, një kompani me qendër në Bolonja, Rajoni Emilia-Romagna, Itali, është instrumenti kryesor operacional përsa i përket zbatimit të planit Rajonal të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), që përcakton strategjitë e rrjeteve me banda të gjera, siguron dhe optimizon shpërndarjen e shërbimeve TIK në kujdesin shëndetësor, për të përmirësuar marrëdhëniet midis qytetarëve dhe Shërbimit Shëndetësor Rajonal.
Referuesit në këto webinare janë pedagogë të UMT dhe ekspertë të Lepida.
Pjesëmarrës do të jenë pedagogë, studentë të UMT, mjekë, farmacistë, punonjës të tjerë të shëndetit, pse jo dhe pacientë etj.
Këto janë hapat që duhen ndjekur për t’u regjistruar në webinaret e WebinHealth:
Për t’u regjistruar shkoni në adresën: https://www.lepida.net/.../progetti.../webinhealth-webinars, zgjidhni webinarin për të cilin jeni i interesuar dhe plotësoni rubrikat.
Pasi të regjistroheni do ju vijë me e-mail linku për t’u lidhur me webinarin.
Webinaret WebinHealth do të mbahen në gjuhët Italisht dhe Shqip dhe do të përkthehen respektivisht. Pjesëmarrësit mund të zgjedhin më pas kanalin audio në gjuhën që dëshirojnë të dëgjojnë webinarin.

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit