Avancimi i Diplomave dhe Zhvillimi i Kapaciteteve Universitare në Shqipëri (GRADUA)

Ftohen studentet e vitit te gjashte Mjekesi e Pergjithshme, studentet e vitit te peste Farmaci dhe te gjithe te diplomuarit sefundmi te regjistrohen ne platformen e projektit Gradua ne linkun : https://gradua.rash.al/stud/registration/Default.aspx?codePla=1&lang=sq Projekti GRADUA, i cili financohet nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, do të mbështesë universitetet shqiptare duke krijuar një model të integruar kërkesë-ofertë të bazuar mbi të dhënat e databazës së të diplomuarve, përmes: mbledhjes së të dhënave lidhur me performancën e tyre; lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) dhe bizneseve; lehtësimin e pozicionimit të të diplomuarve në tregun e punës. Implementimi i këtij projekti do të ndihmojë në organizimin e informacionit, duke lejuar kështu edhe monitorimin e vazhdueshëm dhe efektiv të sistemit të trajnimit dhe të tregut të punës, lidhjes së tyre dhe parashikimin e aftësive të nevojshme në të ardhmen, për t’ju përshtatur më së miri këtij tregu. Projekti GRADUA do të mbështesë universitetet shqiptare për krijimin e modelit të integruar kërkesë-ofertë, përmes: mbledhjes dhe analizës së të dhënave mbi performancën dhe universitetin e të diplomuarve, duke gjeneruar dokumentim të besueshëm, të vazhdueshëm dhe të përditësuar për vlerësimin e sistemit të Arsimit të Lartë në mbështetje të proceseve reformuese në vijimësi; lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe botës së biznesit (do të zhvillohen shërbimet IT online që do të vendosen në dispozicion si të të diplomuarve, ashtu edhe të stafit universitar dhe kompanive të biznesit); lehtësimin e pozicionimit të të diplomuarve në tregun e punës.

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit