SI TË MENAXHONI STRESIN DHE ANKTHIN NGA COVID-19

SI TË MENAXHONI STRESIN DHE ANKTHIN NGA COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se një përqindje e konsiderueshme e popullsisë në të gjithë globin do të përjetojnë stres apo shqetësime të tjera të shëndetit mendor si pasojë e COVID-19. Veçanërisht kjo gjë po ndodh në grupe të caktuara të popullatës, të tillë si të moshuarit, ofruesit e kujdesit shëndetësorë dhe personat me sëmundje shoqëruese. OBSH ofron disa rekomandime të përgjithshme mbi mënyrën e menaxhimit të stresit apo shqetësimeve mendore që mund të zhvillohen në këtë periudhë, gjithsesi mbetet në dorë të vetë individëve, institucioneve dhe organizatave që të marrin masa për parandalimin e përshkallëzimit të shqetësimeve mendore si ankthi apo depresioni si pasojë e frikës nga kontaminimi apo masave shtrënguese për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

Përjetimi i stresit dhe ankthit është një reagim normal në kushtet në të cilat jetojmë por përshkallëzimi në intensitet dhe kohë i këtyre shqetësimeve psikologjike mund të çojë në çrregullime mendore, ndaj është e domosdoshme që shqetësimet të identifikohen dhe të trajtohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kushtëzimet dhe izolimi i “detyruar” e bën më të vështirë kërkimin dhe marrjen e ndihmës profesionale, ndaj është e domosdoshme që vetë individët të bëjnë disa hulumtime mbi metodat bashkëkohore apo përpjekje vetjake për trajtimin e shqetësimeve mendore që mund të kenë.

 

Më poshtë paraqiten disa mesazhe kyç të prezantuara nga OBSH për menaxhimin e stresit dhe ankthit nga COVOD-19:

·      Është normale që në këto ditë të ndiheni të mërzitur, të stresuar, konfuzë apo të frikësuar. Flisni me njerëz që besoni se ju ndihmojnë.

·       Nëse duhet të qëndroni në shtëpi, ndiqni një stil jetese të shëndetshme. Hani mire, bëni gjumë të rregullt, bëni sa të mundni aktivitet fizik dhe kontaktoni miqtë nëpërmjet telefonit apo rrjeteve sociale.

·       Mos konsumoni duhan, alkool apo droga. Kërkoni ndihmë për nevojat tuaja fizike apo mendore.

·        Referojuni vetëm burimeve të besueshme informuese.

·       Shmangni shikimin, leximin ose dëgjimin e lajmeve që ju bëjnë të ndiheni në ankth ose stres.

 

·       Si trajtohen simptomat e ankthit dhe depresionit në kushtet e shtëpisë

Në shumë vende perëndimore aplikohen terapitë online të trajtimit të shqetësimeve mendore të cilat lehtësojnë procesin e marrjes së trajtimit pa shpenzuar kohë dhe para në marrjen e ndihmës sipas metodës tradicionale. Që prej 3 vitesh në Shqipëri po aplikohet me sukses një platformë online “I Fight Depression” ose “Unë luftoj Depresionin” e cila ka për qëllim që të ndihmojë individët të cilët kanë shenja ankthi apo depresioni. Personat arrijnë që ti vetë- menaxhojnë simptomat e ankthit dhe depresionit nëpërmjet udhëzimeve që jepen nga vete instrumenti online. Përdorimi i saj është mjaft i thjeshtë dhe praktik për të gjithë individët të cilët nuk kanë patur eksperinca të mëparshme të trajtimit.

·       Si  përdoret  instrumenti online

Që të përdorni këtë instrument mjafton që të keni një kompjuter apo celular me touchscreen të lidhur me internet. Kujdes!

Duke qënë se çdo përdorues ka profilin e tij, që do të thotë se cdo individ që dëshiron të përdorë këtë instrument online pajiset me nje password të përkohshëm (që më pas e ndryshon sipas dëshirës) në mënyrë që të garantohet ruajtja e të dhënave dhe anonimati i personit që e përdor atë.

·       Përse duhet të përdorni këtë instrument online

Përdorimi i këtij instrumenti ka disa avantazhe në krahasim me metodat aktuale të trajtimit:

·       Është praktik në përdorim dhe efikas nëse ndiqen hapat e përcaktuara.

·       Mund të përdoret në çdo kohë dhe kudo që ndodhesh.

·       Është i përshtatshem për çdo moshë dhe gjini.

·       Është më efikase për individë të clët përjetojnë simptoma të lehta dhe mesatare aktuale të ankthit dhe depresionit.

·       Vendosni ju si, sa dhe kur  dëshironi të përdorni instrumentin.

·       Përdorimi i istrumentit nuk ka kosto financiare.  

Për më shumë informacion rreth instrumentit online “I Fight Depression”, njohjes së simptomave të ankthit, depresionit, përdorimi i testeve dhe këshillave të tjera praktike, mund të vizitoni faqen online https://ifightdepression.com/sq/

Për individët që dëshirojnë të përdorin këtë instrument, ju lutem na shkruani në adresen: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit