Konferenca 27-te Kirurgjikale Shqiptare

Konferenca 27-te Kirurgjikale Shqiptare do te zhvillohet ne 25 dhe 26 Tetor 2019, ne Hotel Tirana International.

Punimet Shkencore duhet te paraqiten ne forme abstraktesh qe permbajne referimet bibliografike, ne gjuhen ANGLEZE, ne format word ne adresen This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. dhe te dorezohen te printuara dhe ne format elektronik ne Sekretarine e Komitetit Organizativ e Shkencor te Konferences, prane Klinikes 1' Kirurgji e Pergjithshme, QSUT deri ne daten 30 Shtator 2019.

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit