"NDAL - Neurodegenerative Diseases Albania"

Fakulteti i Mjekesise (Sherbimi Universitar i Neurologjise), ne bashkepunim me:

Universitetin e Barit, Itali
Qendren Spitalore "Card. G. Panico", Lecce, Itali
Institutin e Shendetit Publik, dhe
Grupin e Studimit te Semundjeve Neurodegjenerative (NDAL)

nen kujdesin e veçante te Regione Puglia (Itali), organizon eventin diseminativ:

"NDAL - Neurodegenerative Diseases Albania"

Vemendje e vecante do t'i kushtohet semundjeve neurodegjenerative te rralla si:
SLA - skleroza laterale amiotrofike
FTD - demenca frontotemporale
LBD - demenca me trupëza Lewy
Sëmundja Alzheimer - format monogjenike

Lektore:
Rosanna Tortelli, MD, Phd - Bari, Itali
Eriola Bagoj - PhD, Neuropsikologe - Bari, Itali
Altin Kuqo, MD, PhD - Tiranë, QSUT
Dorina Toçi, MD, PhD - Tiranë, ISHP
Ilir Alimehmeti, MD, PhD - Tiranë, FM

Nen kujdesin shkencor te:
Prof. Dr. Jera Kruja

Eventi u drejtohet ne menyre te veçante specialitete te neurologjise, psikiatrise, psikologjise, mjekesise se familjes, farmacise dhe kerkuesve shkencore ne fushen e neuroshkencave, por eshte i hapur edhe per te interesuarit e tjere, ne veçanti per studentet e Fakultetit te Mjekesise.

Regjistrimi eshte i lire dhe pa pagese.

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit