Leksione mbi Hemovigjilencën
Fakulteti i Mjekësisë (Shërbimi Universitar i Transfuziologjisë) në bashkëpunim të ngushtë me Bankën e Gjakut të Francës (EFS - Établissement Français du Sang) organizojnë eventin:
“Leksione mbi Hemovigjilencën”
me lektore :
Blandine Jochem, MD. PhD. (EFS – Francë)
Daniele Lagniez Aguettaz, MD. PhD. (EFS – Francë)
Prof. Assoc. Irena Seferi (Shërbimi Universitar i Transfuziologjisë – Shqipëri)
në datat 6 – 7 Dhjetor 2017, ora 08:30 – 12:00, salla “William A. Johnson”, Tiranë.
Eventi është në proces akreditimi (6 kredite) nga QKEV.
Regjistrimi është pa pagesë.
“Leksionet mbi Hemovigjilencën” u drejtohen kryesisht mjekëve transfuziologë, hematologë, reanimatorë, kirurgë, nefrologë, si edhe infermierëve dhe farmacistëve.
Gjithashtu, janë të mirëpritur edhe studentët e mjekësisë dhe specializantët e fushave përkatëse.