Java Europiane e ndergjegjesimit mbi perdorimin e antibiotikeve

Departamenti i Farmacise, Fakulteti i Mjekesise (UMT) dhe Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise me mbeshtetjen e zyres rajonale te OBSh-se kane planifikuar organizimin e nje sere aktivitetesh ne "Javen Europiane te ndergjegjesimit mbi perdorimin e antibiotikeve", nga data 13-19 Nentor 2017.
 
Synimi kryesor i aktiviteteve eshte te sensibilizoje farmacistet, farmacistet e ardhshem (studentet), punonjesit e tjere te shendetesise dhe popullaten e gjere ne lidhje me arsyet e perdorimit korrekt te AB, keshillat per parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve, etj. Gjate javes do te kete aktivitete te ndryshme sensibilizimi ne farmaciste dhe ne popullate.
 
Diten e enjte, date 16 nentor 2017 do te zhvillohet nje konference (per te cilen eshte aplikuar per akreditim ne QKEV per 6 kredite).
 
Konferenca titullohet "Java Europiane e ndergjegjesimit mbi perdorimin e antibiotikeve" dhe zhvillohet ne Hotel Tirana International, salla Balshaj.
 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit