LEKSIONE TE HAPURA- Urdheri i Mjekut dhe Stomatologut te Romes (Itali)

Jemi te nderuar t'ju prezantojme dy lektoret vizitues qe do te mbajne leksionet e hapura me 26.10.2017, ora 13:00 ne Sallen e Kirurgjise.

Prof. Nicola ILLUZZI
Këshilltar i OMCEO - Roma
Këshilltar i Rajonit te Lazios
Profesor me Kontratë - Universiteti i Kamerinos

Prof. Vincenzo ALOISANTONI
President i Komisionit për Shkëmbimet Ndërkombëtare Kulturore dhe Shkencore, OMCEO – Roma
Profesor me kontratë - Universiteti “Guglielmo Marconi” i Romës

 

DEKANATI

 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit