Njoftim per bursat date 25.05.2017

Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit te Mjekësise  që në zbatim të VKM Nr.450, datë 22.05.2017 “Për një ndryshim në  vendimin nr.903, date 21.12.2016, te KM,”Për percaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi I mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë” dhe shkresës Nr.1086/1 Prot date 24.05.2017 të Rektoratit te UMT, nga data 25.05.2017 deri në datë 30.05.2017, në  protokollin e Fakultetit të Mjekësisë.

Kriteret dhe dokumentacioni që duhet të plotësojne studentet eshte I publikuar ne faqen e website  www.fakultetimjekesise.edu.al ne linkun : KRITERET

Vërtetimet duhet të jenë të tre mujave të fundit.

DEKANATI

 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit