Njoftim per Provimin e Informatizuar, Specializime 2016-2017

Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë në fushën e mjekësisë,ju bëjmë me dije sa më poshtë:

-          Provimet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë në fushën e mjekësisë do të fillojnë në datën 20.02.2017.

Provimet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë në fushën e mjekësisë do të zhvillohen në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (më poshtë AKP) me adresë: Rruga: “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.

Kandidati duhet të paraqitet në AKP 30 minuta para fillimit të provimit të specializimit.

Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me:

-          letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e specializimit (dokumenti origjinal);

-          fotokopje të Kartë ID ose Pasaportë;

-          në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim.

Për  paraqitjen  në  qendrat  e  provimit  kandidati  duhet  të  ketë  parasysh  rregullat  e mëposhtme:

1.  ndalohet  mbajtja  dhe  përdorimi  i  celularëve  dhe  mjeteve  të  tjera  të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s’kualifikimi;

2.  ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit;

3.  ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit