Ceremonia e Bluzave të Bardha 2025-2026

Posteri Ceremonia e bluzave te bardha page-0001

Fakulteti i Mjekësisë, UMT organizon Ceremoninë e "Bluzave të Bardha" për studentët fitues në degët Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci, Shëndet Publik për vitin akademik 2025-2026. 

Ceremonia do të zhvillohet në sallën e leksioneve, Godina e lëndëve paraklinike, ora 9, datë 6 Tetor 2025.

Ftohen të marrin pjesë studentët e vitit të parë, stafi akademik, ndihmës akademik dhe administrativ.

Fakulteti i Mjekësisë ju uron vit të mbarë akademik!

 
 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit