Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar, Kroaci, për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

vukovar

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar, Kroaci, për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për trajnim, për të marrë pjesë në “Javën Ndërkombëtare” që ky universitet do të zhvillojë në datat 12-16 maj, 2025.

Lloji i mobilitetit

Shkëmbimi i stafit akademik

Kohëzgjatja e mobilitetit

5 ditë + 2 ditët e udhëtimit

Për më shumë informacion mbi draft programin e “Javës Ndërkombëtare” klikoni KËTU

Bursat përfshijnë:

Kompensimin ditor për stafin (140 euro/ditë)

Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën mund t’i referoheni linkut të mëposhtëm:

Numri i bursave

1

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

  • Curriculum Vitae në gjuhën Angleze;
  • Lista e publikimeve në gjuhën angleze;
  • Fotokopje e pasaportës;
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  • Vërtetim punësimi dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatës për të realizuar mobilitetin (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze);
  • Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2;
  • Plani i mobilitetit;
  • Formulari i deklarimit;
  • Formulari i aplikimit.

Për të shkarkuar planin e mobilitetit klikoni KËTU

Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra

Për të shkarkuar formularin e deklarimit klikoni KËTU

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si edhe të skanuara në adresën:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.

Për të shkarkuar formularin e aplikimit klikoni KËTU

 

*Afati i aplikimit: 17.12.2024

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit