10-16 Dhjetor 2024: Dhuro Gjak
Fakulteti i Mjekësisë Ju fton të bëheni pjesë në Dhurimin e Gjakut.
Ftohen të gjithë studentët dhe stafi akademik t’i bashkohen kësaj nisme.
Nëpërmjet dhurimit vullnetar të gjakut ju do të ndihmoni jo vetëm në shpëtimin e jetës së pacientëve në nevojë por edhe do të kontrolloni shëndetin tuaj përmes testimeve të vëna në dispozicion nga QKTGJ si më poshtë:
1. Gjak Komplet.
2. Përcaktimi i grupit ABO direkt dhe indirekt.
3. Përcaktimi i fenotipit Rh komplet.
4. Kërkim antitrupash të parregullt anti-eritrocitarë.
5. Testim për antigen e antitrupa për virusin e HIV.
6. Testim për antitrupa ndaj HCV.
7. Testim për antigenin sipërfaqësor të hepatitit B.
8. Testim për antitrupa ndaj Syphilis.
9. Kreatinemi.
10. Proteinemi.
11. Ferritinemi.
12. ALT.
13. Kolesterolemi.
14. Trigliceridemi.
Gjaku juaj zëvendësohet shpejt, por jeta Jo!
- 10-16 DHJETOR 2024
- Ora 09:00-14:00
- Godina e Paraklinikut.